Mexhiti: Ndërtimi intensiv i bulevardeve dhe parkingjeve në Çair është prioritet kryesor

Kandidati i koalicionit qeverisës VLEN për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, në një konferencë për media sot prezantoi shtyllën e parë themelore të programit zgjedhor, një plan të The post Mexhiti: Ndërtimi intensiv i bulevardeve dhe parkingjeve në Çair është prioritet kryesor appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

tetor 7, 2025 - 16:00
 0
Mexhiti: Ndërtimi intensiv i bulevardeve dhe parkingjeve në Çair është prioritet kryesor

Kandidati i koalicionit qeverisës VLEN për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, në një konferencë për media sot prezantoi shtyllën e parë themelore të programit zgjedhor, një plan të detajuar për modernizimin e plotë të infrastrukturës rrugore dhe zgjidhjen përfundimtare të problemit të parkimit në komunën e Çairirt.

Në fjalimin e tij, Mexhiti theksoi se Çairi do të bëhet një komunë moderne, e rregulluar dhe funksionale, ku jeta e përditshme e qytetarëve
do të jetë më e lehtë dhe më cilësore. Sipas tij, investimi më i madh në historinë e komunës së Çairit do të bëhet në hapësirat për parkim, me projekte konkrete që do të lehtësojnë jetën e qytetarëve.

“Vizioni ynë është i qartë, Çairi do të bëhet një komunë moderne, e rregulluar dhe funksionale, një vend ku jeta e përditshme e qytetarëve është e lehtësuar, jo e vështirësuar. Prandaj, në katër vitet e
ardhshme, fokusi ynë do të jetë në projekte kapitale që sjellin rend, siguri dhe standarde evropiane. Nuk do të ketë improvizime, por zgjidhje sistematike. Kemi vendim të qeverisë dhe furnizim të hapur për ndërtimin
e parkingut nëntokësor me dy kate nën sheshin “Skënderbeu”, me kapacitet për 800 vetura në një sipërfaqe prej mbi 12.500 metra katror. Kjo do të lirojë bërthamën qendrore, do të mundësojë funksionim normal dhe do ta
rrisë vlerën e Çarshisë,” ka deklaruar Mexhiti..

Sipas Mexhitit, do të ndërtohen edhe garazhe në kate në pesë lokacione kyçe, edhe atë tek kompleksi “Çairçanja”, në lagjen “Sauk Çeshme”, në “Fushë Topanë” (afër parkingut të madh), në bulevardin “Nikolla Karev” dhe tek salla “Partizan”.

The post Mexhiti: Ndërtimi intensiv i bulevardeve dhe parkingjeve në Çair është prioritet kryesor appeared first on Flaka, në çdo lajm... .