Elbert Krasniqi reagon ashpër për zhvillimet në Asociacionin e Komunave: Dyshime për shkelje dhe politizim
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me zhvillimet në Kuvendin Zgjedhor të Asociacionit të Komunave të Kosovës të mbajtur sot. Përmes një postimit, ministri Krasniqi ka shkruar se mbledhja e mbajtur sot ngre dilema serioze për legalitetin dhe legjitimitetin e organeve të zgjedhura. Sipas tij, procesi është


Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me zhvillimet në Kuvendin Zgjedhor të Asociacionit të Komunave të Kosovës të mbajtur sot.
Përmes një postimit, ministri Krasniqi ka shkruar se mbledhja e mbajtur sot ngre dilema serioze për legalitetin dhe legjitimitetin e organeve të zgjedhura.
Sipas tij, procesi është shoqëruar me shkelje procedurale dhe devijime nga normat që rregullojnë funksionimin e Asociacionit.
“Procesi i sotëm në fakt shkel mbi këto parime dhe rregulla. Ai, fatkeqësisht, u karakterizua nga një sërë shkeljesh procedurale dhe devijimesh nga normat që rregullojnë funksionimin e Asociacionit. Për më tepër vu re një shmangie e qartë nga respektimi i procedurave të përcaktuara me Statutin dhe Rregulloren e Punës, duke cenuar kështu legjitimitetin dhe integritetin e vendimmarrjes”, ka shkruar në reagim ministri Krasniqi.
Ai ka ngritur shqetësim të veçantë edhe për, siç ka thënë, përpjekjet për t’i dhënë Asociacionit ngjyrim politik partiak në kundërshtim me frymën e ligjit.
https://www.facebook.com/elbertkrasniqimapl/posts/1573986521401237?ref=embed_post
