Eliza Hoxha: Fokusi maksimal është në Prishtinë, por synojmë Pejën, Podujevën dhe Gjilanin
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha ishte e ftuar sot në emisionin “Politiko” me Kushtirm Sadikun, e cila komentoi këtë fushatë elektorale që veçse i ka bërë një javë që ka filluar. Ajo tregoi se cilat komuna pretendon PDK-ja t’i udhëheqë sërish, do të thotë se ado të mund ti mbajë ato që


Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha ishte e ftuar sot në emisionin “Politiko” me Kushtirm Sadikun, e cila komentoi këtë fushatë elektorale që veçse i ka bërë një javë që ka filluar.
Ajo tregoi se cilat komuna pretendon PDK-ja t’i udhëheqë sërish, do të thotë se ado të mund ti mbajë ato që i kishte apo do t’i humbë.
Hoxha u përgjigj duke thënë se Prishtina ishte në fokusin e tyre, si qyteti më i madh në Kosovë, por nuk do të thotë se nuk është në komunat e tjera.
Ajo tha se synojnë t’i mbajnë komunat që i kanë pasur këto katër vite, siç është Prizreni, Ferizaji, Mitrovica e shumë të tjera.
Si PDK synojmë të marrim edhe disa komuna tjera siç janë Peja, Podujeva dhe Gjilani, shtoi tutje Hoxha./Gazeta10
