Debati për “Të parin e kryeqytetit” – Cili nga kandidatët për kryetar në Prishtinë “refuzon” debatet në emisione
Kushtrim Sadiku në emisionin e tij “Politiko” që nga fillimi i fushatës elektorale për zgjedhjet komunale, ka pasur të ftuar në emision kandidatët për kryetar, të komunave të ndryshme, që të shpalosin platformat apo planprogramet e tyre për 4 vitet e ardhshme. Gjatë hapjes së emisionit të sotëm, Sadiku theksoi se qytetarët e Prishtinës e


Kushtrim Sadiku në emisionin e tij “Politiko” që nga fillimi i fushatës elektorale për zgjedhjet komunale, ka pasur të ftuar në emision kandidatët për kryetar, të komunave të ndryshme, që të shpalosin platformat apo planprogramet e tyre për 4 vitet e ardhshme.
Gjatë hapjes së emisionit të sotëm, Sadiku theksoi se qytetarët e Prishtinës e meritojnë të dëgjojnë edhe planprogramet e kandidatëve për Prishtinën, por sic tha ai, ka bërë thirrje të vazhdueshme për kandidatët e Prishtinës që të jenë prezent në “Politiko”.
Kushtrim Sadiku tha se u kishte bërë thirrje para 2 javëve kandidatëve që të jenë prezent në emison, por jo të gjithë kandidatët janë përgjigjur pozitivisht.
Partia Demokratike e Kosovës me kandidat Uran Ismailin, kishin dhënë përgjigjje pozitive që do të jenë të pranishëm në emision. Gjithashtu edhe Lëvizja Vetëvendosje me kandidat Hajrulla Çekun, kishin dhënë përgjigjje pozitive.
Kryetari i tanishëm i Prishtinës, Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk i kishte dhënë fare përgjigje Sadikut për të qenë apo jo prezent në emision.
Ajo që po e shohim ditëve të fundit, ndonëse jo në Politiko pa asnjë diskutim, është një tendencë pak e ikjes nga debatet, shtoi tutje Sadiku.
Ai gjithashtu tha se nuk e dimë akoma se a do të realizohet ky debat apo jo.
Kushtrim Sadiku tha se shpresojmë që karvanin zgjedhor t’a plotësojmë edhe më tutje, pavarësisht se Përparim Rama nuk jep përgjigje edhe pas insistimit të pashoq.
“Nuk kam dilemë që Politiko është një vend i duhur për t’a bërë një debat për Prishtinën”, tha tutje Sadiku./Gazeta10
