Emërimet e paligjshme, shtyhet gjyqi ndaj Ramiz Merkos

Gjykimi i kryetarit të komunës së Strugës, Ramiz Merko, për emërimin e paligjshëm të drejtorëve në disa shkolla fillore në Strugë, i cili duhej të vazhdonte sot në Gjykatën Themelore të Strugës në ora 13:00, do të shtyhet pasi dy dëshmitarët e thirrur nuk do të vijnë në seancë. Në mesin e tyre është edhe […]

tetor 21, 2024 - 13:00
 0  5
Emërimet e paligjshme, shtyhet gjyqi ndaj Ramiz Merkos

Gjykimi i kryetarit të komunës së Strugës, Ramiz Merko, për emërimin e paligjshëm të drejtorëve në disa shkolla fillore në Strugë, i cili duhej të vazhdonte sot në Gjykatën Themelore të Strugës në ora 13:00, do të shtyhet pasi dy dëshmitarët e thirrur nuk do të vijnë në seancë. Në mesin e tyre është edhe ish-ministri i Arsimit Jeton Shaqiri, i cili sipas burimeve të Alsat ndodhet jashtë vendit. Ramiz Merko akuzohet se në mënyrë të paligjshme ka emëruar drejtorë në shkollat fillore në fshatrat Podgorci, Labunishtë, Veleshtë dhe Vëllezërit Miladinovci të Strugës. Në të gjitha rastet drejtor emërohej personi që nuk i plotësonte kushtet, pra nuk kishte përvojë pune të paktën pesë vjet në punë arsimore. Ministria e Arsimit tashmë i ka hequr kompetencat Merkos në shkollat e Dërsllajcës dhe Podgorcit dhe ka emëruar ushtrues detyre të rinj./Alsat.mk