RMV, automjetet zyrtare do të kenë targa me ngjyra që të mos keqpërdoren më

Të gjitha automjetet zyrtare do të shënohen me targa të veçanta me ngjyra për të shmangur keqpërdorimin e tyre, njoftoi drejtori i Shërbimit për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta (ShPPP), Ivica Tomovski, transmeton Portalb.mk. “Vendosëm të prezantojmë tabela të veçanta me ngjyra, ndërsa regjistrin ta bëjmë paralelisht gjatë gjithë vitit. E kemi miratuar rregulloren […]

Nëntor 20, 2024 - 12:00
 0  6
RMV, automjetet zyrtare do të kenë targa me ngjyra që të mos keqpërdoren më
Vetura zyrtare, autopark, automjete, automobil. vetura qeveritare shteterore, blinduara

Të gjitha automjetet zyrtare do të shënohen me targa të veçanta me ngjyra për të shmangur keqpërdorimin e tyre, njoftoi drejtori i Shërbimit për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta (ShPPP), Ivica Tomovski, transmeton Portalb.mk.

“Vendosëm të prezantojmë tabela të veçanta me ngjyra, ndërsa regjistrin ta bëjmë paralelisht gjatë gjithë vitit. E kemi miratuar rregulloren dhe tani është në pritje të nënshkrimit të ministrit të Brendshëm. Ato targa speciale janë rreth 6500 për të gjitha automjetet në territorin e gjithë Maqedonisë”, tha Tomovski në paraqitjen e mbrëmshme në në TV Alfa.

Krahas kësaj, drejtori i ShPPP-së bëri të ditur se do të vendosen linja telefonike ku qytetarët do të mund të raportojnë keqpërdorimin e veturave, për të cilat më pas do të veprohet.

Më 17 shtator të këtij viti, Qeveria me propozim të ShPPP-së mori vendim për vendosjen e targave të veçanta me ngjyra për automjetet e institucioneve shtetërore. Në atë kohë, Qeveria njoftoi se ishte formuar një komision për të filluar ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për shfrytëzimin dhe disponimin e pronës shtetërore dhe komunale dhe në Ligjin për automjete, i cili, siç theksuan ata, do të themelonte regjistrin e të gjitha automjeteve shtetërore që do të shënohen me targa me ngjyrë të veçantë.

Propozimi për futjen e targave me ngjyrë të veçantë, të cilat do të mundësojnë identifikimin e lehtë të automjeteve zyrtare, fillimisht është iniciuar nga përbërja e mëparshme e Komisionit Kundër Korrupsionit.

Kujtojmë se plotë 826 institucione nuk i kanë dorëzuar të dhëna për automjetet zyrtare në Komisionit Shtetëror Kundër Korrupsionit, tregoi raporti special i Antikorrupsionit.