Emocionale: Bedri Hamza viziton babain e sëmurë të Thaçit në spital

Bedri Hamza është parë sot në Klinikën Infektive të QKUK-së. Ai e ka vizituar babain e ish-presidentit Hashim Thaçi, Haxhi Thaçin, i cili po qëndron i shtrirë që disa ditë në spital për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore. Mediumi ka arritur të sigurojë foto të Bedri Hamzës, i cili shihet në dhomën […]

Jan 7, 2025 - 16:00
 0  5
Emocionale: Bedri Hamza viziton babain e sëmurë të Thaçit në spital

Bedri Hamza është parë sot në Klinikën Infektive të QKUK-së.

Ai e ka vizituar babain e ish-presidentit Hashim Thaçi, Haxhi Thaçin, i cili po qëndron i shtrirë që disa ditë në spital për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore.

Mediumi ka arritur të sigurojë foto të Bedri Hamzës, i cili shihet në dhomën ku po qëndron Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit Thaçi, i cili po trajtohet nga mjekët e spitalit publik.

Haxhi Thaçi është 87 vjeçar dhe në vitet e fundit, siç është raportuar disa herë, atij i është rënduar gjendja emocionale dhe shëndetësore edhe për shkak të dhimbjes për djalin e tij, i cili po vazhdon të mbahet në burgun e Hagës.