Xuxi edhe pas spektaklit i nervozuar me Milaimin: Ka qenë i arrestuar, e kanë burgosur
Naim Bunjaku – Xuxi ka qenë akoma i nervozuar me Milaim Zekën edhe pas përfundimit të spektaklit. Ata patën një përplasje në spektakël, duke sjellë gjëra edhe nga jashtë, e duke kaluar edhe në ofendime. E pas Prime-t, ai e ka rikthyer sërish përballjen me opinionistin e këtij reality shou. Teksa fliste po Gresë Gashin, […]
Naim Bunjaku – Xuxi ka qenë akoma i nervozuar me Milaim Zekën edhe pas përfundimit të spektaklit.
Ata patën një përplasje në spektakël, duke sjellë gjëra edhe nga jashtë, e duke kaluar edhe në ofendime.
E pas Prime-t, ai e ka rikthyer sërish përballjen me opinionistin e këtij reality shou.
Teksa fliste po Gresë Gashin, ai tha se nuk ka të drejtë t’i thotë rrugaç e të përdorë shprehje të tilla.
“I mjeri unë. Ti as nuk e njeh Milaimin. Se di kush është. Ja ka sharë nënën në studio, ai po më thotë mua rrugaç. Nuk e lejoj, ka thënë edhe diçka tjetër ia kanë ndalur mikrofonin”, u shpreh ai.
Tutje tha: “Më rrugaç se ai, më vulgar, e ma vokabular të poshtër e të fëlliqur si ai nuk ka kërkush. E vërteta është kështu. Ka qenë i arrestuar se ka mashtruar shqiptarë, çka po do. A e kanë burgosur si deputet. Më takon të flas. Hiç nuk më thotë ai rrugaç”.
E aktorja nga ana tjetër tha se ato që i ka me të duhet t’i sqarojë jashtë, e jo derisa është brenda.