Emrat e pedofilëve mund t’i mësoni vetëm në maqedonisht, regjistri assesi të përkthehet në shqip

Regjistri i pedofilëve në Maqedoninë e Veriut vazhdon të mbetet i qasshëm vetëm në gjuhën maqedonase, ndërsa Ministria e Politikës Sociale nuk tregon se pse e njëjta nuk përkthehet në gjuhën shqipe, shkruan Portalb.mk.  Ministria e Politikës Sociale nuk përgjigjet në pyetjet gazetareske se pse ky regjistër nuk është i përkthyer në shqip, nëse është […]

shkurt 7, 2025 - 09:00
 0  5
Emrat e pedofilëve mund t’i mësoni vetëm në maqedonisht, regjistri assesi të përkthehet në shqip
Screenshot nga faqja www.registarnapedofili.mk

Regjistri i pedofilëve në Maqedoninë e Veriut vazhdon të mbetet i qasshëm vetëm në gjuhën maqedonase, ndërsa Ministria e Politikës Sociale nuk tregon se pse e njëjta nuk përkthehet në gjuhën shqipe, shkruan Portalb.mk

Ministria e Politikës Sociale nuk përgjigjet në pyetjet gazetareske se pse ky regjistër nuk është i përkthyer në shqip, nëse është në plan ose jo të bëhet e njëjta. 

Ideja e regjistrit të pedofilëve (www.registarnapedofili.mk) është të publikohen emrat, mbiemrat, pseudonimet, fotografitë dhe adresën ku jetojnë kryerësit e veprave penale që janë dënuar me aktgjykim të plotfuqishëm për vepra penale të keqpërdorimit seksual të fëmijëve. 

Qëllimi i kësaj është që qytetarët të jenë të vetëdijshëm nëse potencialisht në lagjen e tyre, shkollën ku shkojnë fëmijët e tyre, ose në familje kanë persona që mund të përbëjnë rrezik për fëmijët. 

Aktualisht në këtë regjistër figurojnë 326 persona. 

Nga ana tjetër, 15 pedofilë kanë shpëtuar nga publikimi i të dhënave të tyre në regjistrin për pedofilë, falë bllokimit të punës së Komisionit kuvendor për Punë Sociale, Demografi dhe Rini.