Enver Hoxhaj: “E drejta e studentëve shqiptarë për provimet në shqip është standard i barazisë”

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka theksuar se e drejta e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut për të dhënë provimet në gjuhën shqipe përbën një standard themelor The post Enver Hoxhaj: “E drejta e studentëve shqiptarë për provimet në shqip është standard i barazisë” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Prill 6, 2026 - 00:00
Enver Hoxhaj: “E drejta e studentëve shqiptarë për provimet në shqip është standard i barazisë”

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka theksuar se e drejta e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut për të dhënë provimet në gjuhën shqipe përbën një standard themelor të barazisë dhe demokracisë.

Hoxhaj ka bërë thirrje që gjuha shqipe të respektohet plotësisht në arsimin e lartë dhe në institucionet publike, duke theksuar se kjo është pjesë e karakterit multietnik dhe evropian të shtetit.

Ai shton se barazia gjuhësore nuk është privilegj, por një të drejtë themelore e shqiptarëve si popull shtetformues, duke e konsideruar absurde faktin që përdorimi i gjuhës shqipe të diskutohet si çështje në një vend anëtar të NATO-s dhe që aspiron për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Gazeta Flaka

The post Enver Hoxhaj: “E drejta e studentëve shqiptarë për provimet në shqip është standard i barazisë” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .