Erdoğan: Nuk do të lejojmë Siria të ndahet edhe një herë
Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan deklaroi se vendi i tij nuk do të lejojë Siria të ndahet edhe një herë, pasi forcat opozitare shembën diktaturën e regjimit Baath, raporton Anadolu. Duke folur në një ngjarje partiake të organizuar në Ankara nga AK Parti, presidenti Erdoğan theksoi se nuk do të tolerojnë që Siria të […] The post Erdoğan: Nuk do të lejojmë Siria të ndahet edhe një herë appeared first on InfoShqip.com.
Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan deklaroi se vendi i tij nuk do të lejojë Siria të ndahet edhe një herë, pasi forcat opozitare shembën diktaturën e regjimit Baath, raporton Anadolu.
Duke folur në një ngjarje partiake të organizuar në Ankara nga AK Parti, presidenti Erdoğan theksoi se nuk do të tolerojnë që Siria të shndërrohet sërish në një fushëbetejë.
“Nuk do të lejojmë Siria të ndahet edhe një herë. Assesi nuk japim pëlqimin tonë që tokat e saj sërish të shndërrohen në një fushë përleshjeje”, tha presidenti turk, duke shtuar: “Çdo sulm ndaj stabilitetit të administratës së re siriane dhe tokave të lashta të Sirisë do të na ketë përballë edhe neve, bashkë me popullin sirian”.
Ai më tej u shpreh se populli sirian ka “kurorëzuar kryengritjen fisnike me fitore, duke përmbysur një sistem shtypës disa dekadash dhe duke mbrojtur lirinë, të drejtat, ligjin dhe të ardhmen”.
“Besojmë dhe lutemi që pas 61 vitesh të diktaturës së regjimit Baath, që ka qenë plotësisht e errët gjatë 13 viteve të fundit, populli sirian ka arritur ditë të ndritshme”, tha Erdoğan.
Duke folur për ndihmën e ofruar nga Türkiye për refugjatët sirianë, presidenti Erdoğan u shpreh: “Do të jemi gjithmonë pranë refugjatëve sirianë që janë në përgatitje për t’u kthyer në shtëpitë e tyre, ashtu siç ishim edhe këtu”.
Ai tha se shpreson që së shpejti do të eliminohet edhe prania e organizatave terroriste në disa pjesë të Sirisë. “Shpresojmë që së shpejti edhe në pjesë të tjera të vendit do të shtypen organizatat terroriste si DEASH, PKK/PYD”, tha Erdoğan.
– Zhvillimet në Siri
Më 27 nëntor, përleshjet midis grupeve të armatosura kundër regjimit dhe forcave të Asadit u intensifikuan në Siri.
Midis 30 nëntorit dhe 7 dhjetorit, grupet fituan epërsinë në provincat më të mëdha si Halep, Idlib, Hama dhe Homs.
Më 7 dhjetor, regjimi humbi plotësisht kontrollin e kryeqytetit Damask dhe shumë rajone të tjera dhe u rrëzua pasi qytetarët mbështetën grupet që filluan të hyjnë në Damask.
Derisa sundimit 61-vjeçar të Partisë Baath i erdhi fundi, Asadi u largua nga Siria.
Gjithashtu edhe Ushtria Kombëtare Siriane çliroi qendrën e rrethit Tel Rifat nga grupi terrorist PKK/YPG në ditën e parë të operacionit “Agimi i Lirisë”, i cili filloi më 1 dhjetor.
Me çlirimin e Munbixhit në operacion, rajoni që ishte kthyer në fole më të madhe terroriste në perëndim të lumit Eufrat, u pastrua nga terroristët e PKK/YPG-së.
The post Erdoğan: Nuk do të lejojmë Siria të ndahet edhe një herë appeared first on InfoShqip.com.