Lekaj: “Qeveri kalimtare” dhe një “paketë zgjedhore” për presidentin e ri, parlamentin dhe komunat për tejkalim të ngërçit

Nënkryetari i AAK’së, Pal Lekaj, ka dhënë një propozim se si të dilet nga situata e moskonstituimit të Kuvendit. Ai jep si ide një “paketë zgjedhore” pas disa muajve ku qytetarët do të zgjidhnin presidentin, deputetët dhe kryetarët e komunave. Deri në këto “zgjedhje”, Lekaj thotë se mund të formohet një qeveri kalimtare. “Në mënyrë

Prill 25, 2025 - 17:00
 0  3
Lekaj: “Qeveri kalimtare” dhe një “paketë zgjedhore” për presidentin e ri, parlamentin dhe komunat për tejkalim të ngërçit
lekaj:-“qeveri-kalimtare”-dhe-nje-“pakete-zgjedhore”-per-presidentin-e-ri,-parlamentin-dhe-komunat-per-tejkalim-te-ngercit

lekaj:-“qeveri-kalimtare”-dhe-nje-“pakete-zgjedhore”-per-presidentin-e-ri,-parlamentin-dhe-komunat-per-tejkalim-te-ngercit

Nënkryetari i AAK’së, Pal Lekaj, ka dhënë një propozim se si të dilet nga situata e moskonstituimit të Kuvendit.

Ai jep si ide një “paketë zgjedhore” pas disa muajve ku qytetarët do të zgjidhnin presidentin, deputetët dhe kryetarët e komunave.

Deri në këto “zgjedhje”, Lekaj thotë se mund të formohet një qeveri kalimtare.

“Në mënyrë që të mos i lodhim qytetarët tanë me përplasje dhe bllokada politike që burojnë nga mospajtimet ndërpartiake, propozoj një zgjidhje të përbashkët dhe gjithëpërfshirëse: Formimin e një qeverie kalimtare me mandat 6-8 mujor, e cila do të kishte për detyrë të menaxhojë vendin deri në mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, të cilat do të organizoheshin në fund të muajit nëntor ose në fillim të dhjetorit. Kjo datë do të përkonte me përfundimin e mandateve të kryetarëve të komunave, si dhe do të ishte një hap drejt afrimit të zgjedhjeve për presidentin e vendit”.

Postimi i plotë:
Propozim për tejkalimin e situatës aktuale politike

1. Të nderuar kryetarë të partive politike parlamentare,

Situata politike e krijuar pas zgjedhjeve të fundit paraqitet e ndërlikuar dhe me potencial për të prodhuar vetëm zgjidhje afatshkurtra. Në mënyrë që të mos i lodhim qytetarët tanë me përplasje dhe bllokada politike që burojnë nga mospajtimet ndërpartiake, propozoj një zgjidhje të përbashkët dhe gjithëpërfshirëse:

Formimin e një qeverie kalimtare me mandat 6-8 mujor, e cila do të kishte për detyrë të menaxhojë vendin deri në mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, të cilat do të organizoheshin në fund të muajit nëntor ose në fillim të dhjetorit. Kjo datë do të përkonte me përfundimin e mandateve të kryetarëve të komunave, si dhe do të ishte një hap drejt afërsimit të zgjedhjeve për presidentin e vendit.

Kjo do të ishte një mundësi ideale për organizimin e një “pakete zgjedhore 3-në-1”, ku qytetarët me një dalje në votime do të zgjidhnin:

1. Përbërjen e re të Kuvendit dhe qeverinë e ardhshme,

2. Presidentin e ri të vendit,

3. Kryetarët e komunave.

Një qasje e tillë do të sillte përfitime të shumta:

• Reduktim të kostove buxhetore,

• Kursim kohe për qytetarët dhe institucionet,

• Rritje të besueshmërisë dhe legjitimitetit të institucioneve.