ESHS-Maqedoni: Rritet për 11.7% numri lejeve të ndërtimit

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, në tetor 2024 në Maqedoni janë dhënë 363 leje ndërtimi, që është 11,7% më shumë se në të njëjtin muaj të një viti më parë. Sipas lejeve të lëshuara për ndërtim, vlera e parashikuar e objekteve është 8.469.616 mijë denarë, që është për 12,3% më shumë në […]

dhjetor 10, 2024 - 20:00
 0  5
ESHS-Maqedoni: Rritet për 11.7% numri lejeve të ndërtimit

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, në tetor 2024 në Maqedoni janë dhënë 363 leje ndërtimi, që është 11,7% më shumë se në të njëjtin muaj të një viti më parë.

Sipas lejeve të lëshuara për ndërtim, vlera e parashikuar e objekteve është 8.469.616 mijë denarë, që është për 12,3% më shumë në krahasim me muajin e njëjtë të vitit paraprak.

Nga numri i përgjithshëm i lejeve të ndërtimit të lëshuara, 216 (59.5%) janë të destinuara për ndërtesa të larta, 75 (20.7%) për objektet e inxhinierisë civile dhe 72 (19.8%) për objektet e rindërtimit.

Nga gjithsej 363 objekte, 223 (61.4%) janë persona fizikë investitorë dhe 140 (38.6%) janë subjekte afariste.

Në periudhën raportuese është planifikuar ndërtimi i 913 apartamenteve, me sipërfaqe totale të shfrytëzueshme prej 81,247 m2.