ESHS: Rritet numri i turistëve në Maqedoninë e Veriut për muajin shkurt

Enti Shtetëror i Statistikave njofton se në muajin shkurt është rritur numri i turistëve në Maqedoninë e Veriut. Sipas njoftimeve të ESHS-së, në shkurt 2026, 48.654 turistë kaluan 94.652 netë. Për më tepër, në muajin e përmendur, nga numri i përgjithshëm i turistëve, 32.6 përqind ishin turistë vendas, ndërsa 67.4 përqind ishin turistë të huaj. “Numri […]

Prill 15, 2026 - 18:30
ESHS: Rritet numri i turistëve në Maqedoninë e Veriut për muajin shkurt

Enti Shtetëror i Statistikave njofton se në muajin shkurt është rritur numri i turistëve në Maqedoninë e Veriut.

Sipas njoftimeve të ESHS-së, në shkurt 2026, 48.654 turistë kaluan 94.652 netë.

Për më tepër, në muajin e përmendur, nga numri i përgjithshëm i turistëve, 32.6 përqind ishin turistë vendas, ndërsa 67.4 përqind ishin turistë të huaj.

“Numri i netëve të kaluara në shkurt 2026 ishte 94.652, nga të cilat 38.1 përqind ishin turistë vendas dhe 61.9 përqind ishin turistë të huaj.

Në periudhën janar – shkurt 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i përgjithshëm i turistëve u rrit me 6 përqind, d.m.th. turistët vendas u rritën me 5.1 përqind, dhe turistët e huaj u rritën me 6.5 përqind”, thuhet në njoftimin e ESHS-së.
Nga ESHS kanë përcaktuar se në periudhën janar – shkurt 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i përgjithshëm i qëndrimeve me netë është ulur me 1.6 përqind, me turistët vendas që kanë rënë me 0.2 përqind dhe turistët e huaj që kanë rënë me 2.6 përqind.

Vendet nga të cilat erdhën më shumë turistë të huaj në shkurt 2026:5,011 nga Turqia; 3,523 nga Greqia; 3,278 nga Serbia; 2,181 nga Gjermania.