Është arrestuar një qytetar nga Manastiri, pasi ka tentuar të dhunojë dy vajza

Policia ka arrestuar një 23 vjeçar në Manastiri, të dyshur për tentim për dhunim. Ai dyshohet se, ka kryer sulm gjinor dhe ka tentuar të dhunojë dy vajza. Prokuroria Themelore e Manastirit ka kërkuar nga Gjykata t’I caktojë masën e paraburgimit prej 30 ditësh, transmeton Portalb.mk. “Ndaj tij ka nisur procedimi pasi në dy ngjarje […]

Nëntor 9, 2024 - 18:00
 0  8
Është arrestuar një qytetar nga Manastiri, pasi ka tentuar të dhunojë dy vajza
Dhuna ndaj grave, dhunë Foto: Milena Anđela/novinarkeprotivnasilja.org

Policia ka arrestuar një 23 vjeçar në Manastiri, të dyshur për tentim për dhunim. Ai dyshohet se, ka kryer sulm gjinor dhe ka tentuar të dhunojë dy vajza. Prokuroria Themelore e Manastirit ka kërkuar nga Gjykata t’I caktojë masën e paraburgimit prej 30 ditësh, transmeton Portalb.mk.

“Ndaj tij ka nisur procedimi pasi në dy ngjarje të ndara, më 9 shtator dhe 7 nëntor, ai ka sulmuar seksualisht dy vajza të reja dhe ka filluar t’i prekë ato. Në të dy rastet viktimat kanë arritur ta largojnë dhe të lirohen, pas çka i dyshuari është larguar nga vendi i sulmit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore Manastir.

Prokuroria thotë se për shkak se bëhet fjalë për vepër penale kundër lirisë gjinore dhe moralit dhe se ka rrethana që tregojnë se i dyshuari do të përsëriste sulmet e tilla nëse do të qëndronte i lirë, prokurori publik kompetent ka propozuar caktimin e masës së paraburgimit.