Fansat e “Kardashians” reagojnë për trailerin e sezonit të gjashtë

Shikuesit e “The Kardashians” kanë shpërthyer në rrjetet sociale pas publikimit të trailerit të sezonit të gjashtë të shfaqjes, që do të rikthehet më 6 shkurt. Pas pamjeve të reja, shumë përdorues të X (ish-Twitter) e kanë kritikuar ashpër sezonin e ardhshëm, duke e quajtur atë “pa gjallëri”. Ata shprehën dyshimet e tyre nëse kjo […]

Jan 5, 2025 - 15:00
 0  5
Fansat e “Kardashians” reagojnë për trailerin e sezonit të gjashtë

Shikuesit e “The Kardashians” kanë shpërthyer në rrjetet sociale pas publikimit të trailerit të sezonit të gjashtë të shfaqjes, që do të rikthehet më 6 shkurt.

Pas pamjeve të reja, shumë përdorues të X (ish-Twitter) e kanë kritikuar ashpër sezonin e ardhshëm, duke e quajtur atë “pa gjallëri”.

Ata shprehën dyshimet e tyre nëse kjo shfaqje ka ende vend pas kalimit në Hulu në 2022, pas 20 sezonesh në E, shkruan DailyMail.

Një përdorues shkroi: “Pse ekziston ende kjo shfaqje? Është e njëjta dramë e lodhur dhe e njëjta histori e cekët”.

Disa të tjerë shprehen se “askush nuk e kërkoi këtë”, duke shtuar se nuk kanë asnjë interes për të.

Megjithatë, disa fansa janë më optimistë dhe presin me padurim sezonin e gjashtë. Njëra nga ata shkruajti: “Fjalë për fjalë nuk mund të jem më i emocionuar! Është si një frymëmarrje e ajrit të pastër”.

Në trailerin e ri, motrat Kardashian-Jenner shihen duke pozuar me fustane të zinj në një muze, ndërsa mesazhi që shfaqet është “Kufijtë janë bërë për t’u thyer”.

Sezoni i ri premton një vit plot sfida dhe aventura për Kourtney, Kim, Khloe, Kendall, Kylie dhe Kris, duke u përballur me rolet e tyre si gra dhe nëna, ndërkohë që balancojnë jetët e tyre të ndërlikuara.

Seriali, i cili do të transmetohet në Hulu dhe Disney+, është një pasardhës i shfaqjes “Keeping Up with the Kardashians”, e cila çimentoi famën e familjes.

Shumë shikues po tërhiqen nga sezoni i ri, me rritje të shikueshmërisë dhe vlerësimeve që pritet të vazhdojnë të rriten. /Telegrafi/