Faton Peci: Suhodolli s’mund të ndahet nga zemra e Mitrovicës – do ta ndihmojmë!
Gjatë një vizite në lagjen Suhodoll të Mitrovicës, kandidati për kryetar të komunës, Faton Peci, u mirëprit ngrohtësisht nga banorët lokalë, veçanërisht nga nëna Shukrije, e cila i uroi suksese në rrugëtimin e tij politik. Peci vuri në pah sfidat me të cilat përballen qytetarët e kësaj lagjeje, duke përmendur mungesën e trotuareve dhe sistemit

Gjatë një vizite në lagjen Suhodoll të Mitrovicës, kandidati për kryetar të komunës, Faton Peci, u mirëprit ngrohtësisht nga banorët lokalë, veçanërisht nga nëna Shukrije, e cila i uroi suksese në rrugëtimin e tij politik. Peci vuri në pah sfidat me të cilat përballen qytetarët e kësaj lagjeje, duke përmendur mungesën e trotuareve dhe sistemit të menaxhimit të ujërave të zeza – probleme që, sipas tij, ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së përditshme. “Ne do i adresojmë këto, do e ndihmojmë Suhodollin e Mitrovicën”, theksoi ai, duke premtuar zgjidhje konkrete për infrastrukturën bazë dhe përmirësimin e kushteve jetësore në këtë zonë. Me këtë angazhim, Peci synon të fitojë besimin e qytetarëve duke e kthyer Mitrovicën në një vend ku zhvillimi përfshin çdo lagje, pa dallim. 