Fenomeni i vetëlëndimit të nxënësve, SBASHK: Edukimi medial të bëhet lëndë obligative
SBASHK në lidhje me fenomenin e fundit të lëndimit të nxënësve në shkollat e Kosovës, ka paralajmëruar se së bashku me disa profesorë të Departamentit të Gazetarisë të Universitetit të Prishtinës ka përgaditur një program trajnimi për edukimin medial për mësimdhënësit me qëllim që ata të marrin njohuri të reja për rolin e mediave. “Duke
SBASHK në lidhje me fenomenin e fundit të lëndimit të nxënësve në shkollat e Kosovës, ka paralajmëruar se së bashku me disa profesorë të Departamentit të Gazetarisë të Universitetit të Prishtinës ka përgaditur një program trajnimi për edukimin medial për mësimdhënësit me qëllim që ata të marrin njohuri të reja për rolin e mediave.
“Duke e parë se nxënësit me të madhe po përdorin mediat sociale, SBASHK në bashkëpunim me profesorë të Departamentit të Gazetarisë të Universitetit të Prishtinës kishte përgaditur një program trajnimi për edukimin medial, që i dedikohej mësimdhënësve me qëllim që ata të marrin njohuri të reja për rolin e mediave dhe ato njohuri ti bartin te kolegët, dhe tek nxënësit e tyre”, njofton SBASHK.
Sipas këtij dikasteri, ky trajnim ka interes tyë madh për realizim.
“Ky trajnim ishte licensuar nga Këshilli Shtetëror i Licencimit të Mësimdhënësve dhe mbahej nga profesorë të nderuar të gazetarisë. Ky trajnim kishte zgjuar interesim të madh te mësimdhënësit dhe organizohej me mjete modeste të SBASHK-ut falë angazhimit, thuaja vullnetar, të profesorëve të gazetarisë”, thuhet në njoftim.
SBASHK i bënë thirrje Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë të ndryshojë kurrikulëm dhe ta bëjë lëndën Edukim Media në lëndër obligative.
“Tanimë, duke parë nevojën e nxënësve që të fitojnë shkathtësi për tu përballë me rreziqet që shfaqen nga përdorimi i mediave sociale, i bëjmë thirrje Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Informacionit, që ta ndryshoj kurrikulën dhe ta shndërroj lëndën e Edukimit Medial në lëndë obligative në sistemin parauniveristar. Ky ndryshim, mundëson që nxënësit të jenë më të shkathtë dhe me të mbrojtur nga rreziqet potenciale që shfaqen në mediat sociale të cilat kanë një përdorim përdorim të gjerë tëk fëmijët”, thuhet tutje në njoftimin e SBAHSK-ut.