RrGK i shkruan Konjufcës, kërkon zgjidhje për grevistet e Kuvendit
Rrjeti i Grave të Kosovës i ka dërguar letër kryekuvendarit, Glauk Konjufca, pwrmes sw cilës kwrkon zgjidhje urgjente për gratë greviste të Kuvendit. “Në emër të Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK) dhe si aktiviste të përkushtuara për të drejtat e grave, po ju drejtohemi me shqetësim të thellë për situatën e punëtoreve teknike të
Rrjeti i Grave të Kosovës i ka dërguar letër kryekuvendarit, Glauk Konjufca, pwrmes sw cilës kwrkon zgjidhje urgjente për gratë greviste të Kuvendit.
“Në emër të Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK) dhe si aktiviste të përkushtuara për të drejtat e grave, po ju drejtohemi me shqetësim të thellë për situatën e punëtoreve teknike të Kuvendit të Kosovës që gjenden në grevë që 32 ditë”.
“Ky ngërç neve na ka shqetësuar dhe zemëruar jashtëzakonisht shumë, duke e reflektuar një mosvlerësim të papranueshëm ndaj kontributit të tyre”.
Mes tjerash, RrGK kërkon që me urgjencë të adresohen kërkesat e grevisteve.
“Sot, po ju kërkojmë me urgjencë që, si institucion, të ndërmerrni hapa konkretë për të adresuar kërkesat e tyre dhe të gjeni një zgjidhje të menjëhershme për këtë situatë, sepse pa dyshim që një zgjidhje duhet të jetë!!!”
“Kjo çështje kërkon vëmendje të menjëhershme dhe zgjidhje të përgjegjshme nga ana juaj, si kryetar i këtij institucioni ku ato japin kontributin e tyre.Jemi në pritje të veprimeve tuaja”, thuhet në letër.
Punëtoret teknike të parlamentit kanë hyrë në grevë mbi një muaj më parë me kërkesën për rritje të pagave.