Derisa bota po proteston në Shkup po festohet – Qytetarët shijuan skarën dhe ushqimet tradicionale në parqe dhe vende të tjera
“Përderisa disa qytetarë protestojnë në qendër të Shkupit për të kërkuar të drejtat e tyre të punëtorëve, disa punëtorë edhe sot janë në punë, ndërsa disa të tjerë kanë vendosur që festën e 1 majit ta kalojnë në natyrë me të afërmit e tyre”, raporton gazetari i Alsat, Avni Tahiri. Atmosfera festive dëgjohej nga larg, […]

“Përderisa disa qytetarë protestojnë në qendër të Shkupit për të kërkuar të drejtat e tyre të punëtorëve, disa punëtorë edhe sot janë në punë, ndërsa disa të tjerë kanë vendosur që festën e 1 majit ta kalojnë në natyrë me të afërmit e tyre”, raporton gazetari i Alsat, Avni Tahiri.
Atmosfera festive dëgjohej nga larg, surle e daulle i shoqëronte qytetarët në parkun e Sarajit.
“Sot protestojnë për të drejtat e punëtorëve. Po kanë të drejtë të protestojnë por ne vendosem ta kalojmë me familjen”, tha një qytetar.
“Dola pakës me nipin të festojmë. Nuk vijmë çdo vit. Kjo është festë për ju? Po këtu është ajri i pastër dhe kalojmë mirë”, u shpreh një qytetar tjetër.
“Erdhëm pakës sepse u mërzitem në shtëpi. Unë jam 70 vjeçar dhe erdhëm ta humbim kohen. E keni vendosur që në natyrë ta kaloni këtë ditë? Po”, theksoi një qytetar.
Disa qytetarë tjerë kishin ardhur edhe nga qytete tjera që 1 majin ta kalojnë në parkun e Sarajit.
“Vijmë çdo vit këtu dhe ka atmosferë të mirë, jemi me shoqëri këtu. Në krahasim me vitet tjera ka më shumë qytetarë. Protestohet edhe për të drejtat e punëtorëve sot ndërsa ju keni vendosur që të bëni skarë. Po”, tha ndër të tjera një qytetar tjetër.
“Ne nuk vendosem të protestojmë por vendosem të dalim në piknik dhe me familjen, edhe pse në Tetovë kemi shumë vende të bukura”, tha një qytetar tjetër.
1 Maji, njihet si dita ndërkombëtare e punëtorëve, ndërsa edhe pse disa qytetarë kanë vendosur të festojnë, synimi kryesor i kësaj ditë është që nëpërmjet protestave sindikalistë të kërkohen të drejtat e punëtoreve.
Në hapësirat ku festohet kryesisht nuhatet aroma e skarës dhe ushqimeve tradicionale. Përveç në Saraj, atmosferë e tillë u pa edhe në vende të tjera si në parkun e qytetit, Kanionin e Matkës, malin e Vodnos dhe hapësira tjera në kryeqytet. / Alsat.mk