Rita Ora ngelet e shokuar në skenë, pasi zbulon se burri i saj Taika Waititi ishte i fshehur në maskotën e spektaklit “The Masked Singer”

Rita Ora ka qenë anëtare jurie në të dyja anët e Atlantikut për spektaklin “The Masked Singer”, por në edicionin e së mërkurës në SHBA ajo përjetoi momentin më të habitshëm deri më tani. Këngëtarja, e cila tashmë prej dy sezonesh gjykon përkrah Robin Thicke, Ken Jeong dhe Jenny McCarthy, u gjend përballë një surprize […]

maj 1, 2025 - 19:00
 0  5
Rita Ora ngelet e shokuar në skenë, pasi zbulon se burri i saj Taika Waititi ishte i fshehur në maskotën e spektaklit “The Masked Singer”

Rita Ora ka qenë anëtare jurie në të dyja anët e Atlantikut për spektaklin “The Masked Singer”, por në edicionin e së mërkurës në SHBA ajo përjetoi momentin më të habitshëm deri më tani.

Këngëtarja, e cila tashmë prej dy sezonesh gjykon përkrah Robin Thicke, Ken Jeong dhe Jenny McCarthy, u gjend përballë një surprize të madhe, kur burri i saj, Taika Waititi, u zbulua si një nga personazhet e maskuar gjatë një gjysmëfinaleje dramatike, shkruan DailyMail.

Shikuesit po prisnin të mësonin se cilat prej personazheve – Coral, Boogie Woogie, Mad Scientist apo Pearl – do të arrinin në finalen e sezonit të 13-të.

Por gjithçka ndryshoi papritur, kur prezantuesi Nick Cannon u ndërpre nga një personazh i ri – Lucky Duck – i cili bëri me dije se në vend të njërit prej gjysmëfinalistëve, do të zbulohej vetë pas një performance kërcimi.

Ky personazh i mistershëm bëri që juria të niste hamendësimet, ndërsa dha disa të dhëna: “Kam sjellë fat që në fillim, dhe gjatë gjithë kohës sime këtu, nuk kam lënë asnjë gur pa lëvizur. Por një mister ende mbetet: Kush jam unë?”.

Ai vazhdoi: “Sado i mirë të jem në këtë punën e hetimeve, për mua është thjesht një hobi. Pjesën më të madhe të kohës e kaloj në sete filmash gjigantë. Po, edhe më të mëdhenj se ‘The Hangover’. Nuk ka Oscar që nuk e njoh”.

Pas kësaj, Lucky Duck performoi një kërcim të koreografuar nën ritmet e këngës “I Want to Break Free” nga Queen, i rrethuar nga kërcimtarë në sfond.

Rita, 34 vjeç, u tregua veçanërisht e etur për të zbuluar identitetin e tij, duke pranuar: “Po më shkatërron krejt kjo misteri!”

Kur publiku nisi të bërtasë “hiqe maskën”, Lucky Duck u zbulua dhe rezultoi të ishte as më pak e as më shumë se burri i saj, Taika Waititi, 49 vjeç.

Regjisori i njohur nga universi i Marvel u shpreh me humor: “Jam një yll pop-i, Amerikë!” ndërsa Rita u befasua aq shumë, sa mbeti pa fjalë.

Taika u shpreh se kishte dashur të merrte pjesë në spektakël sepse ishte “e vetmja mënyrë” për të parë gruan e tij, duke shtuar me humor: “Ju po e lodhni aq shumë këtu, sa që s’e shoh fare”.

Ai shtoi: “Si e mbajta sekretin? Ajo është gjithmonë këtu!”

Rita dhe Taika u martuan në fshehtësi në gusht të vitit 2022, pasi këngëtarja theu traditën dhe ishte ajo që i propozoi.

Ceremonia e tyre modeste në Los Anxhelos u konfirmua nga çifti vetëm një vit më vonë. Në një intervistë për Grazia, Rita tha se gjithçka ishte spontane, pa asnjë plan.

Duke reflektuar për të kaluarën, ajo rrëfeu se në të njëzetat e saj kishte marrë vendime të gabuara në marrëdhënie. “Kur u lidha me Taika, gjithçka u ndje e drejtë dhe e sigurt,” tha ajo.

“Jeta ime sentimentale ka qenë mjaft e larmishme, për të mos thënë më shumë,” shtoi ajo. “Por sa e bukur është që mund t’i bëjmë vetë këto zgjedhje?”

Ajo shtoi: “Gjatë të njëzetave isha e mjegullt në mendje. Doja të ndihesha zgjuar, të ndihesha e vetëdijshme”.

“Çfarë më bën të them ‘urgh’,” – vazhdoi Rita, – “është kur njerëzit i japin një personi tjetër gjithë përgjegjësinë për t’u ndjerë mirë. Është katastrofë. Aksident i sigurt. Do të ndihesh gjithmonë i pakënaqur. Edhe unë kam qenë ajo person”.