Filipçe: Me Mickoskin, vendi rrezikon dekada izolim dhe varfëri
Kryetari i LSDM, Venko Filipçe, ka akuzuar qeverinë se po e shtyn vendin drejt izolimit, pas deklaratave të kryeministrit Hristijan Mickoski lidhur me pritjen e gjatë për anëtarësim në Bashkimin The post Filipçe: Me Mickoskin, vendi rrezikon dekada izolim dhe varfëri appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Kryetari i LSDM, Venko Filipçe, ka akuzuar qeverinë se po e shtyn vendin drejt izolimit, pas deklaratave të kryeministrit Hristijan Mickoski lidhur me pritjen e gjatë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Filipçe theksoi se e ardhmja e Maqedonisë së Veriut është e lidhur ngushtë me Bashkimi Evropian dhe se qytetarët nuk duhet të mbeten peng i politikave që, sipas tij, prodhojnë stagnim dhe pasiguri.
“Të gjithë e dëgjuat Hristijan Mickoskin. Ai është i gatshëm të presë dekada për hyrjen e Maqedonisë në BE. Të harxhojë dekada nga jetët tuaja, nga jetët e fëmijëve tuaj dhe brezave të ardhshëm”, deklaroi Filipçe.
Ai shtoi se, sipas tij, me qeverisjen aktuale nuk ka perspektivë për integrim evropian, duke paralajmëruar pasoja të rënda për vendin.
“Me Mickoskin dhe grupin e tij nuk ka anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kjo do të thotë dekada varfëri, emigrim të shtuar të të rinjve dhe breza të humbur. Do të thotë krim dhe korrupsion pa kontroll”, u shpreh lideri i LSDM-së.
Filipçe përfundoi se vendi duhet të mbajë kurs të qartë drejt BE-së, duke theksuar se çdo devijim nga kjo rrugë rrezikon të ardhmen e qytetarëve dhe zhvillimin e përgjithshëm të shtetit. Gazeta Flaka
The post Filipçe: Me Mickoskin, vendi rrezikon dekada izolim dhe varfëri appeared first on Flaka, në çdo lajm... .