Flaka analizon: VLEN s’ka arsye të shqetësohet – Strugën nuk e fiton Levica, e pruvuan bashkë VMRO dhe LSDM

Zgjedhjet lokale të vitit 2013 në Strugë mbeten një ndër momentet më domethënëse për skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Në garë për kryetar komune, PDSH kandidoi me Ziadin The post Flaka analizon: VLEN s’ka arsye të shqetësohet – Strugën nuk e fiton Levica, e pruvuan bashkë VMRO dhe LSDM appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

shtator 19, 2025 - 10:30
 0
Flaka analizon: VLEN s’ka arsye të shqetësohet – Strugën nuk e fiton Levica, e pruvuan bashkë VMRO dhe LSDM

Zgjedhjet lokale të vitit 2013 në Strugë mbeten një ndër momentet më domethënëse për skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Në garë për kryetar komune, PDSH kandidoi me Ziadin Selën, ndërsa BDI me Arben Llabënishtin. Në raundin e parë shqiptarët dolën të ndarë, por në raundin e dytë ndodhi një unifikim mes PDSH, BDI dhe RDK. Ata u rreshtuan pas një kandidature të përbashkët shqiptare – duke i dhënë Selës fitoren.

Nga ana tjetër, partitë maqedonase, LSDM dhe VMRO-DPMNE, provuan një manovër të rrallë: dolën me kandidat të përbashkët dhe listë të përbashkët këshilltarësh, me synimin për ta fituar Strugën dhe Kërçovën. Por, edhe pse të bashkuara, nuk ia dolën – qytetarët shqiptarë, të motivuar nga uniteti i partive të tyre, e çuan Selën drejt fitores historike.

Ky precedent është një dëshmi e fortë politike se Struga nuk bie lehtë në duart e projekteve të përbashkëta maqedonase, qoftë ato të LSDM-së e qoftë të VMRO-së. Bashkimi shqiptar në Strugë ka treguar se është më i fortë se çdo pazar politik.

Prandaj, sot kur VLEN përpiqet të shesë frikën e një fitoreje të mundshme të Levicës në Strugë, historia e vitit 2013 e përgënjeshtron hapur këtë narrativë. Nëse as koalicioni i madh LSDM-VMRO nuk arriti ta marrë Strugën, është e qartë se as Levica nuk mund të fitojë aty. Struga, me simbolikën e saj, mbetet bastioni ku bashkimi shqiptar e ndal çdo skenar që synon përçarjen e elektoratit. Flaka

The post Flaka analizon: VLEN s’ka arsye të shqetësohet – Strugën nuk e fiton Levica, e pruvuan bashkë VMRO dhe LSDM appeared first on Flaka, në çdo lajm... .