Flaka: Faqja që mbante emrin tonë s’ka lidhje me ne

Në një klimë demokratike, çdo platformë e re informimi përbën vlerë të shtuar për zhvillimin e medias, lirinë e shprehjes dhe pluralizmin. Së fundmi në skenën mediatike është shfaqur portali The post Flaka: Faqja që mbante emrin tonë s’ka lidhje me ne appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Mars 27, 2026 - 11:30
Flaka: Faqja që mbante emrin tonë s’ka lidhje me ne

Në një klimë demokratike, çdo platformë e re informimi përbën vlerë të shtuar për zhvillimin e medias, lirinë e shprehjes dhe pluralizmin. Së fundmi në skenën mediatike është shfaqur portali “Macedonia Press”.

Redaksia e Flaka, në mënyrë kolegjiale, i uron sukses, zhvillim dhe jetëgjatësi këtij projekti të ri mediatik, si dhe shëndet e mbarësi për stafin.

Megjithatë, krahas këtij urimi, Flaka ngre një shqetësim lidhur me transparencën e faqes së këtij portali në rrjetin social Facebook. Sipas të dhënave publike, rezulton se para se të riemërohej “Macedonia Press”, faqja ka mbajtur emrin “flaka.mk”, me ndryshimin e bërë më 26 prill 2025.

Në këtë kontekst, Redaksia e Flaka deklaron me përgjegjësi të plotë se nuk ka asnjë lidhje me këtë faqe dhe thekson se ekziston dyshimi për keqpërdorim të emrit dhe identitetit të mëparshëm.

Flaka distancohet qartë nga përmbajtja dhe politika redaktuese e portalit në fjalë dhe nuk mban asnjë përgjegjësi për materialet e publikuara përmes kësaj faqeje. Gezeta Flaka

Screenshot

The post Flaka: Faqja që mbante emrin tonë s’ka lidhje me ne appeared first on Flaka, në çdo lajm... .