Flick jep lajmin e mirë rreth Araujos
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka folur në një konferencë shtypi para ndeshjes me Mallorcën. Ai ka konfirmuar se Araujo ka marr veten nga lëndimi, që ndihet mirë dhe është gati të kthehet në fushë. “Ronald Araújo ndihet më mirë. Ai është në nivel të mirë tashmë, ai pothuajse është kthyer. Nuk e di nëse […]
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka folur në një konferencë shtypi para ndeshjes me Mallorcën.
Ai ka konfirmuar se Araujo ka marr veten nga lëndimi, që ndihet mirë dhe është gati të kthehet në fushë.
“Ronald Araújo ndihet më mirë. Ai është në nivel të mirë tashmë, ai pothuajse është kthyer. Nuk e di nëse ai do të kthehet nesër apo në ndeshjet e ardhshme, dua që ai të ndihet 100% gati për të”, tha Flick.
Araujo u lëndua në një ndeshje me Uruguajin, derisa ka qenë mungesë e madhe për “Blaugranasit”.