Tregtarët kërkojnë zgjatjen e afatit, për krijimin e faqeve të internetit për publikimin e çmimeve të produkteve
Nga nesër hyn në fuqi një detyrim i ri për të gjitha bizneset e mëdha të shitjes me pakicë – shpallja publike e çmimeve të produkteve që ofrojnë, përcjell TV21. Kjo masë vlen për supermarketet, farmacitë, dyqanet e produkteve të bardha dhe mobiljeve, si dhe për dyqanet e materialeve të ndërtimit. Autoritetet thonë se nëse […] The post Tregtarët kërkojnë zgjatjen e afatit, për krijimin e faqeve të internetit për publikimin e çmimeve të produkteve appeared first on InfoShqip.com.

Nga nesër hyn në fuqi një detyrim i ri për të gjitha bizneset e mëdha të shitjes me pakicë – shpallja publike e çmimeve të produkteve që ofrojnë, përcjell TV21. Kjo masë vlen për supermarketet, farmacitë, dyqanet e produkteve të bardha dhe mobiljeve, si dhe për dyqanet e materialeve të ndërtimit.
Autoritetet thonë se nëse ndodh një gabim i paqëllimshëm gjatë publikimit të çmimeve, shitësit do të kenë mundësinë ta korrigjojnë brenda 24 orëve pa pasoja. Oda e Tregtisë së Produkteve Ushqimore me Shumicë dhe Pakicë kërkonnga Minsitria e Ekonomisë shtyrjen e afatit për krijimin e faqeve të internetit për personat juridikë që i nënshtrohen detyrimit.
Pasi siç thonë disa tregtarë të vegjël janë ende në proces përshtatjeje, nga pikëpamja teknike, financiare dhe e personelit, theksojnë se ekziston një nevojë reale për kohë shtesë për zbatim cilësor dhe të qëndrueshëm për shkak të kompleksitetit dhe shtrirjes së çështjes. Nga Ministria e Ekonomisë i thanë TV21 se javën e ardhshme do të mirëpresin Odën në takim.
The post Tregtarët kërkojnë zgjatjen e afatit, për krijimin e faqeve të internetit për publikimin e çmimeve të produkteve appeared first on InfoShqip.com.