Kusari-Lila: Kryeministri që e prezanton dorëheqjen s’ikë nga zyra derisa të vijë një tjetër
Deputetja e VV-së, Mimoza Kusari-Lila, drejtoi kritika për PDK-në, LDK-në dhe AAK-në, të cilat tha se janë përgjegjëse për bllokimin e formimit të institucioneve të reja. Ajo tha se në rast se vazhdon dështimi i konstituimit të Kuvendit duhet parë opsione tjera, përfshirë ftesën për partitë politike për të diskutuar veprimet e ardhshme. Ajo e


Deputetja e VV-së, Mimoza Kusari-Lila, drejtoi kritika për PDK-në, LDK-në dhe AAK-në, të cilat tha se janë përgjegjëse për bllokimin e formimit të institucioneve të reja.
Ajo tha se në rast se vazhdon dështimi i konstituimit të Kuvendit duhet parë opsione tjera, përfshirë ftesën për partitë politike për të diskutuar veprimet e ardhshme.
Ajo e quajti të pakuptimtë se si partitë që ishin në opozitë mandatin e kaluar ‘po hezitojnë’ të marrin mandatet që fituan në zgjedhjet e 9 shkurtit.
E pyetur për dorëheqjen, Kusari tha se Kryeministri nuk ikën nga zyra e tij pa ardhur dikush tjetër.
“Në asnjë vend një kryeministër i cili e prezanton dorëheqjen nuk ikën nga zyra derisa të vijë dikush tjetër”, tha Kusari-Lila
Ndërsa Haxhiu shtoi se “opozita” siç e quajti ajo, qëllimshëm po e bllokon Kuvendin.
“Dorëheqjen e kemi bërë. Këtu është e hapur tendenca e opozitës për të bllokuar Kuvendin”, shtoi Haxhiu.