Friedrich Ebert: 42,67% e të rinjve nga Maqedonia kanë dëshirë të ikin jashtë vendit
Të rinjtë vazhdojnë të mendojnë të largohen masivisht nga vendi. Këtë e tregon hulumtimi i fundit i Fondacionit Friedrich Ebert, sipas të cilit kjo ndodh ne te gjitha vendet e The post Friedrich Ebert: 42,67% e të rinjve nga Maqedonia kanë dëshirë të ikin jashtë vendit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Të rinjtë vazhdojnë të mendojnë të largohen masivisht nga vendi. Këtë e tregon hulumtimi i fundit i Fondacionit Friedrich Ebert, sipas të cilit kjo ndodh ne te gjitha vendet e Evropës Juglindore, përcjell FLAKA.
Të rinjtë ende po mendojnë të largohen masivisht nga vendi. Këtë e tregon hulumtimi i fundit i Fondacionit Friedrich Ebert, sipas të cilit, nga të gjitha vendet e Evropës Juglindore, kryesisht të rinj nga Maqedonia, 42,67% kanë deklaruar se duan të shkojnë jashtë vendit. Sipas rezultateve të këtij studimi, përveç të rinjve maqedonas që janë në krye të listës, 36.9% e të rinjve nga Shqipëria deklaruan se duan të emigrojnë, në vendin e tretë janë të rinjtë nga Bosnja dhe Hercegovina me pak më shumë se 30%, 27.8% e të rinjve nga Kosova dhe 25% e të rinjve nga Serbia dhe Sllovenia thanë se dëshironin të largoheshin nga vendi.
Si arsye kryesore të përmendura nga qytetarët nga mosha 14 deri në 29 vjeç, jane standardet dhe kushtet e dobëta sociale, jetësore dhe ekonomike. E më të moshuarit e vënë në dukje kushtet e jetesës, mosfunksionimin e sistemit shëndetësor, drejtësinë dhe paanshmërinë si dhe gjendjen e keqe ekonomike si arsye për të menduarit më të shpeshtë të të rinjve për t’u larguar nga vendi.
Se një nga arsyet kryesore janë të ardhurat e ulëta, tregon edhe njoftimi i fundit i Entit Shtetëror të Statistikave për pagën mesatare në vend.
Sipas shifrave zyrtare, ndonëse është në rritje të lehtë dhe ne nivel prej 41 097 denarë, që është 668 euro, megjithatë, krahasuar vetëm me vendet e Evropës Juglindore, tregon se vendi është në fund për nga pikëpamja e të ardhurave të punëtorëve. Në krye të kësaj liste është Sllovenia me një pagë mesatare rreth 1500 euro.
Atyre iu afrohet Kroacia me pagë për punëtorët 1300 euro, e ndjekur nga Mali i Zi me 860 euro, pastaj Serbia me 836 euro, e para nesh është edhe Bosnja, ku paga mesatare është 710 euro në muaj. Sipas ekspertëve, për të pasur një rritje reale më të lartë të pagave, duhet të punohet për produktivitet të ulët papunësi të lartë. FLAKA
The post Friedrich Ebert: 42,67% e të rinjve nga Maqedonia kanë dëshirë të ikin jashtë vendit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .