Futbollisti i KF Shkupit Andrej Lazarov është në mesin e viktimave të zjarrit në Koçan 

Futbollisti i Klubit Fudbollistik (KF) Shkupi Andrej Lazarov është në mesin e viktimave nga zjarri që shpërtheu në diskotekën në Koçan, transmeton Portalb.mk.  Informacionin e kanë konfirmuar nga klubi i futbollit.  “Edhe pse paraprakisht nga familjarët e tij kishin informacione se është mirë, me dhimbje të thellë dhe pikëllim të madh, njoftojmë se futbollisti ynë, […]

Mars 16, 2025 - 17:00
 0  5
Futbollisti i KF Shkupit Andrej Lazarov është në mesin e viktimave të zjarrit në Koçan 
Foto: KF Shkupi

Futbollisti i Klubit Fudbollistik (KF) Shkupi Andrej Lazarov është në mesin e viktimave nga zjarri që shpërtheu në diskotekën në Koçan, transmeton Portalb.mk. 

Informacionin e kanë konfirmuar nga klubi i futbollit. 

“Edhe pse paraprakisht nga familjarët e tij kishin informacione se është mirë, me dhimbje të thellë dhe pikëllim të madh, njoftojmë se futbollisti ynë, Andrej Lazarov, është konfirmuar mes viktimave të zjarrit tragjik që ndodhi gjatë natës në Koçan”, informoi KF Shkupi. 

Ata thonë se Lazarov humbi jetën duke u përpjekur të ndihmojë të tjerët të shpëtojnë nga ambienti i kapluar nga zjarri.  

“Ai u helmua nga tymi gjatë përpjekjeve të tij për të shpëtuar jetë, duke treguar guxim dhe humanizëm deri në momentin e fundit. Veprimi i tij heroik do të mbetet gjithmonë në kujtesën tonë, si një dëshmi e karakterit të tij fisnik dhe zemrës së tij të madhe”, thanë nga klubi i futbollit. 

Ata shtojnë se kjo është humbje e madhe për klubin e tyre, për shokët e ekipit dhe për gjithë komunitetin e futbollit.. 

“FC Shkupi i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij, të afërmve dhe gjithë familjes së madhe të klubit tonë”, thanë nga atje. 

Në zjarrin që shpërtheu mëngjesin e 16 marsit në diskotekën ‘Pulse’ në Koçan të Maqedonisë së Veriut, 59 persona kanë vdekur ndërsa mbi 150 janë plagosur.

Sipas informacioneve të para, zjarri ka shpërthyer për shkak të përdorimit të mjeteve piroteknike që ishin përdorur për efektet vizuale gjatë koncertit. Viktimat janë të rinj nga mosha 14 deri në 24 vjeç. Një ekip prej gjashtë prokurorësh ka filluar hetimet. Ka 20 të dyshuar, dhe një pjesë nga të janë arrestuar. Ekipet e Kryqit të Kuq dhe institucionet tjera po ofrojnë ndihmë për familjarët e të lënduarve që presin para spitaleve. Ndihmë kanë ofruar edhe nga vendet fqinje dhe BE-ja.

LEXO MË SHUMË NË: 

Tragjedi në Koçan: 59 të vdekur dhe mbi 150 të lënduar nga zjarri në një diskotekë, viktimat janë të rinj