Tragjedia në Koçan, shumica e kanë humbur jetën si pasojë e stampedos, viktima të moshës 16 deri në 24 vjeç

Drejtoresha e Spitalit të Përgjithshëm me kompetencë të zgjeruar në Koçan, Kristina Serafimova, deklaroi se të lënduarit dhe të vdekurit nga tragjedia e zjarrit në Koçan që u sollën tek ata ishin të moshës nga 16 deri në 24 vjeç dhe ishin nga Shkupi, Shtipi, Probishtipi dhe Koçani, duke përfshirë edhe fshatrat e rajonit të […]

Mars 16, 2025 - 17:00
 0  4
Tragjedia në Koçan, shumica e kanë humbur jetën si pasojë e stampedos, viktima të moshës 16 deri në 24 vjeç
Qytetarë të mbledhur para Spitalit në Koçan pas tragjedisë së zjarrit në diskotekë. Foto: Teuta Buçi/Portalb.mk

Drejtoresha e Spitalit të Përgjithshëm me kompetencë të zgjeruar në Koçan, Kristina Serafimova, deklaroi se të lënduarit dhe të vdekurit nga tragjedia e zjarrit në Koçan që u sollën tek ata ishin të moshës nga 16 deri në 24 vjeç dhe ishin nga Shkupi, Shtipi, Probishtipi dhe Koçani, duke përfshirë edhe fshatrat e rajonit të Koçanit. Shumica e viktimave humbën jetën si pasojë e rrëmujës (stampedos) së krijuar nga paniku pas shpërthimit të zjarrit në diskotekë, njofton Portalb.mk.

Dr. Serafimova theksoi se personat që vdiqën, lëndimet i morën kryesisht si pasojë e turmës së e pankontrolluar (stamepdo) që u krijua pas shpërthimit të zjarrit.

“Fatkeqësisht, shumica e lëndimeve që pësuan ata që vdiqën ishin nga stamepdo. Ata vdiqën nga shtypja në turmë që ka filluar si pasojë e sulmit të panikut nga të pranishmit, të cilët kanë nisur të dalin me vrap nga hyrja e diskotekës, në të cilën ndodheshin 1500 persona” tha Serafimova.

Ajo tha se ata që janë të hospitalizuar më së shumti kishin djegie dhe helmim nga monoksidi i karbonit, të moshës 16 deri në 24 vjeç.

“Pacientët u transportuan sa më shpejt të ishte e mundur, pasi u bë triazhi në spital. Ata pacientë që kishin djegie të vogla të shkallës së parë u mbajtën në spitalin e Koçanit, ndërsa të gjithë të tjerët fillimisht u referuan në Spitalin Klinik në Shtip, prej nga pacientët me djegie të shkallës së tretë dhe të katërt u referuan në klinikat e Shkupit” tha Dr. Serafimova.

Aktualisht, në Spitalin e Koçanit janë shtruar 12 pacientë dhe të gjithë janë në gjendje stabile. Kurse njëzet nga pacientët më të lënduar nga zjarri në diskotekën e Koçanit në RMV, ka gjasa të transferohen për trajtim jashtë vendit, tha sot ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, pas vizitës në Spitalin klinik në Shtip.

Në zjarrin që shpërtheu mëngjesin e 16 marsit në diskotekën ‘Pulse’ në Koçan të Maqedonisë së Veriut, 59 persona kanë vdekur ndërsa mbi 150 janë plagosur.

Sipas informacioneve të para, zjarri ka shpërthyer për shkak të përdorimit të mjeteve piroteknike që ishin përdorur për efektet vizuale gjatë koncertit. Viktimat janë të rinj nga mosha 14 deri në 24 vjeç. Një ekip prej gjashtë prokurorësh ka filluar hetimet. Ka 20 të dyshuar, dhe një pjesë nga të janë arrestuar. Ekipet e Kryqit të Kuq dhe institucionet tjera po ofrojnë ndihmë për familjarët e të lënduarve që presin para spitaleve. Ndihmë kanë ofruar edhe nga vendet fqinje dhe BE-ja.

LEXO MË SHUMË NË: