Gashi: Kënaqësi të zhvilloj një takim produktiv me shefin e Departamentit të Demokratizimit në ODIHR

Kreu i Kuvendit, Afrim Gashi ka pritur në takim në Kuvend, shefin për demokratizim në ODIHR, Konstatine Vardzelashvili. Njoftimi i Gashit: Kisha kënaqësinë të zhvilloj një takim produktiv me z. Konstatine Vardzelashvili, Shef i Departamentit të Demokratizimit në ODIHR, me të cilin diskutuam mbi bashkëpunimin e deritanishëm dhe mundësitë për ta thelluar atë në segmente […]

Mars 12, 2025 - 15:00
 0  5
Gashi: Kënaqësi të zhvilloj një takim produktiv me shefin e Departamentit të Demokratizimit në ODIHR

Kreu i Kuvendit, Afrim Gashi ka pritur në takim në Kuvend, shefin për demokratizim në ODIHR, Konstatine Vardzelashvili.

Njoftimi i Gashit:

Kisha kënaqësinë të zhvilloj një takim produktiv me z. Konstatine Vardzelashvili, Shef i Departamentit të Demokratizimit në ODIHR, me të cilin diskutuam mbi bashkëpunimin e deritanishëm dhe mundësitë për ta thelluar atë në segmente të ndryshme.

U fokusuam në angazhimin për zbatim dhe përditësim të Kodit Etik, ndërsa shqyrtuam aktivitete dhe mundësitë e tjera të shkëmbimit të praktikave për forcimin e demokracisë dhe integritetit të institucioneve. Shpreha mirënjohje dhe gatishmëri për të vazhduar të bashkëpunojmë në fusha me interes të përbashkët.