Skandali në ISHP: BDI akuzon për diskriminim etnik, VMRO thotë se luftojnë krimin

Administratorët e kontabilitetit, sektorit ligjor, sektorit të faturimit dhe burimeve njerëzore në Institutin e Shëndetit Publik janë punësuar nga viti 2017 e në vazhdim pa provimin e detyrueshëm të zyrtarit administrativ, tregoi një inspektim i gjerë nga Inspektorati Shtetëror Administrativ, transmeton Portalb.mk. Siç mëson “Sloboden Peçat”, raporti i inspektimit të kryer nuk është përgatitur, por […]

Jan 15, 2025 - 20:00
 0  4
Skandali në ISHP: BDI akuzon për diskriminim etnik, VMRO thotë se luftojnë krimin
Foto: Printscreen nga konferenca për media e Marija Andonovskës, drejtoreshë e IShP-së

Administratorët e kontabilitetit, sektorit ligjor, sektorit të faturimit dhe burimeve njerëzore në Institutin e Shëndetit Publik janë punësuar nga viti 2017 e në vazhdim pa provimin e detyrueshëm të zyrtarit administrativ, tregoi një inspektim i gjerë nga Inspektorati Shtetëror Administrativ, transmeton Portalb.mk.

Siç mëson “Sloboden Peçat”, raporti i inspektimit të kryer nuk është përgatitur, por inspektori verbalisht ka bërë të ditur se me shumë gjasa personat që janë punësuar ilegalisht do të duhet të kthejnë paratë nga pagat dhe të largohen nga puna. Këtu përfshiheshin vetëm administratorët e sapopunësuar të shpalljeve të fundit në ISHP, sepse boshllëqet e ligjit i “amnistuan” ata me datë më të hershme të punësimit që gjithashtu nuk kishin dhënë provimin e nëpunësit civil. Punonjësi më i hershëm pa dhënë provimin e detyrueshëm për nëpunës administrativ është punësuar në vitin 2017. Por veç këtij, në IShP këto ditë u shfaq një tjetër skandal, e që kishte të bënte me atë se kompanitë që furnizonin Institutin me reagentë dhe të cilëve u kishte skaduar kontrata e prokurimit publik, e thirrën Institutin dhe kërkuan nga menaxhmenti që t’u ktheheshin paratë nga garancia bankare. Këto para i janë dhënë në Institutin e Shëndetit Publik në para të gatshme.

Provimi për nëpunës administrativ nuk është çështje procedurale, por obligim ligjor i përcaktuar në nenin 40 të Ligjit për Administratën. Provimi organizohet dhe zhvillohet nga Agjencia e Administratës, e cila tashmë është pjesë e një hetimi dhe skandali të madh se ka pasur edhe punonjës që kanë ndihmuar administratorët për të dhënë provimin e nëpunësit administrativ për para. Ai hetim u krye nga Departamenti për Luftimin e Krimit të Rëndë dhe të Organizuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe katër të akuzuarit për manipulim të provimeve në Agjencinë për Administratë u pajtuan me Prokurorinë dhe morën dënimet përfundimtare.

Disa nga punonjësit e Agjencisë për Administratë, të cilët për para ndihmuan kandidatët për të dhënë provimin për zyrtar administrativ, u dënuan për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar, për marrje ryshfeti dhe shpërblim për ndikim të kundërligjshëm dhe u ndalohet ushtrimi i profesionit. Për t’u kapur në krim, ata kanë qenë nën masa të posaçme hetimore, përkatësisht monitorim të komunikimeve telefonike me urdhër gjykate.

Provimi i nëpunësit administrativ përbëhet nga pjesa profesionale dhe pjesa testuese e gjuhës së huaj. Njëzet punonjës në administratën e ISHP-së nuk e kaluan këtë proces të provimit të detyrueshëm.

Në pjesën profesionale të provimit, pyetjet përgjigjen me kompjuter, me të cilat kandidati duhet të demonstrojë njohuri në sferat e rendit kushtetues të Maqedonisë, sistemin e vetëqeverisjes lokale, sistemin e së drejtës administrative, procedurën administrative, pyetje të përgjithshme për të punësuarit në sektorin publik, marrëdhënia e të drejtave të punës së nëpunësve administrativë dhe kodi i nëpunësve administrativë. Ligji kërkon edhe testimin kompjuterik të njohurive të gjuhës angleze.

Baza e të dhënave e pyetjeve për pjesën profesionale të provimit të nëpunësit administrativ përditësohet një herë në vit. Në Institutin për Shëndet Publik, sipas informacioneve të “Sloboden Peçat”, administratorët që nuk e kanë kaluar provimin, sërish kanë marrë kodet me të cilat kanë punuar nga Agjencia për Administratë, ndaj shtrohet pyetja se si ka qenë e mundur kjo.

Ligji është vendimtar – kod merret pas dhënies së provimit:

“Brenda 3 ditëve nga dita e provimit, në përputhje me pikët e marra nga përzgjedhja administrative dhe provimi, Komisioni përgatit dhe publikon në faqen e internetit të Agjencisë listën e renditjes me kodet e identifikimit të kandidatëve”.

Provimi për nëpunës administrativ jepet në një hapësirë të pajisur posaçërisht me pajisje informative, lidhje interneti, pajisje për regjistrimin e provimit dhe ekran për shpalljen e rezultateve.

Inspektorati Shtetëror Administrativ hyri në Institutin e Shëndetit Publik pas një ankese anonime ku pretendohej se Instituti trajtohej si firmë private nga strukturat e mëparshme drejtuese.

Inspektorati administrativ do të duhet gjithashtu të përcaktojë nëse janë të vërteta pretendimet në kallëzim, se “punonjësit kanë marrë koeficient menaxherial”, gjegjësisht se “punonjësit kanë marrë koeficientë që nuk korrespondojnë me vendin e punës për të cilin kanë qenë të punësuar më parë në mënyrë të paligjshme”. Në raport thuhet gjithashtu se për vite me radhë punonjësit administrativë në ISHP nuk janë vlerësuar as në baza vjetore, as gjashtëmujore.

Në një reagim me shkrim, partia BDI ka akuzuar se drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Marija Andonovska, po udhëheq politikë diskriminuese për përjashtimin e shqiptarëve nga ISHP. 

“Kontrolli i jashtëzakonshëm i Inspektoratit Administrativ Shtetëror, i iniciuar mbi një parashtresë anonime me përmbajtje tendencioze dhe antishqiptare, nuk është asgjë tjetër veçse një përpjekje e orkestruar për të larguar punonjësit shqiptarë dhe për të krijuar një ambient ku ata trajtohen si qytetarë të rendit të dytë. Që nga dita e parë në detyrë, Andonovska ka demonstruar hapur qëllimin e saj për të reduktuar praninë e shqiptarëve në këtë institucion, duke nisur me largime nga pozitat udhëheqëse, izolim në zyra të veçanta dhe trajtim të pabarabartë në organizimin e punës. Kjo politikë përjashtuese është e papranueshme dhe përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj barazisë dhe kohezionit shoqëror”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Më pas janë përgjigjur nga VMRO-DPMNE, nga ku kanë thënë se Andonovska po i jep fund krimit që është bërë në Institut, i cili ishte nën udhëheqjen e BDI-së për 15 vjet.

“Kriminelët janë kriminelë, ndërsa BDI-ja e tregon çdo ditë, edhe në reagimin ndaj drejtoreshës së Institutit të Shëndetit Publik, Marija Andonovska, e cila haptazi lufton kundër krimit vëllazëror të BDI-së dhe LSDM-së. Sot po reagojnë kundër drejtoreshës Marija Andonovska e cila i pengoi dhe korrigjoi anëtarët e BDI-së dhe LSDM-së që të rrinë në shtëpi, të mos shkojnë në punë dhe të paguhen”, tha VMRO-DPMNE.