Gashi: Peci hyri në betejë politike, nuk ishte fokus i joni
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se LDK-ja nuk ka pasur fokus ndaj Ministrit të Bujqësisë, Faton Pecit apo edhe ndaj dikujt tjetër lidhur me njoftimet për dhënien e granteve e familjes së Fitore Pacollit. ‘’Nuk është që ka pasur një fokus politik të LDK-së ndaj ministrit apo
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se LDK-ja nuk ka pasur fokus ndaj Ministrit të Bujqësisë, Faton Pecit apo edhe ndaj dikujt tjetër lidhur me njoftimet për dhënien e granteve e familjes së Fitore Pacollit.
‘’Nuk është që ka pasur një fokus politik të LDK-së ndaj ministrit apo ndaj dikujt personalisht, thjesht është një gjetje ku vellau i kryetares të Komisionit për Bujqësi në Kuvendin e Kosovës, ka marrë grant dhe sipas gjetjeve ka marrë grant të pa merituar dhe kjo ka qenë ajo nisma që ka krijuar këtë debat publik i cili tashmë është drejt zgjidhjeve juridike pra ligjore në Gjykata’’, tha Gashi në ‘’Click’’ të RTV21.
Gashi tutje ka deklaruar se, Ministri Peci ka hyrë në një betejë politike.
‘’Mendoj se është akoma më specifike, unë personalisht nuk jam marrë me këtë fushë, por sa kam njohuri dhe kam parë me çështjet e granteve merret një Agjenci e veçantë e pavarur por është në kuadër të Ministrisë, por ministri ka hyrë në një betejë politike, pra beteja politike është ajo që është zhvilluar më shumë sesa faktet dhe provat ligjore’’, tha Gashi.