Gati 55 milionë euro, Liverpooli pritet të transferojë yllin e Milanit
Liverpool po shkëlqen këtë sezon në Premier League, por trajneri Arne Slot nuk kënaqet me pak. Ai u ka kërkuar drejtuesve të klubit anglez për të bërë përforcime të tjera në merkato. Sipas mediave angleze, tekniku i “Të kuqve” kërkon sulmuesin anësor të Milanit, Christian Pulisic, lojtar i cili e njeh mirë kampionatin anglez, duke […]


Liverpool po shkëlqen këtë sezon në Premier League, por trajneri Arne Slot nuk kënaqet me pak.
Ai u ka kërkuar drejtuesve të klubit anglez për të bërë përforcime të tjera në merkato.
Sipas mediave angleze, tekniku i “Të kuqve” kërkon sulmuesin anësor të Milanit, Christian Pulisic, lojtar i cili e njeh mirë kampionatin anglez, duke qenë se më parë ka luajtur te Chelsea.
Vlera aktuale e tij në treg është rreth 55 mln euro, por Liverpool mund të paguajë edhe më shumë, nëse drejtuesit e klubit italian kanë kërkesa më të larta. Amerikani këtë sezon ka treguar se është lojtar i klasit botëror.