Gati goditja e pestë në merkato, Inter po e transferon yllin 30 milionësh
Inter pa frena në merkato, zikaltërit kanë gati goditjen e pestë. Klubet e mëdha të Europës nuk shqetësohen vetëm për rezultatet e fushës, por edhe për merkaton e verës. Mes skuadrave më aktive është padyshim Interi, me drejtuesit që kanë siguruar katër përforcime dhe tani kanë gati edhe të pestin. Zikaltërit kanë siguruar shërbimet e […]


Inter pa frena në merkato, zikaltërit kanë gati goditjen e pestë.
Klubet e mëdha të Europës nuk shqetësohen vetëm për rezultatet e fushës, por edhe për merkaton e verës.
Mes skuadrave më aktive është padyshim Interi, me drejtuesit që kanë siguruar katër përforcime dhe tani kanë gati edhe të pestin.
Zikaltërit kanë siguruar shërbimet e Petar Sucic, Nikola Zalewskit, Luis Henriques dhe Bonny, ndërsa kanë gati edhe goditjen e rradhës.
Calciomercato, raporton se drejtuesit e Interit po punojnë tani për afrimin e mbrojtësit të Parmas, Giovanni Leoni.
Leoni është edhe në shënjestrën e Milanit dhe pritet të kemi një derbi në merkato për shërbimet e tij.
Për Leonin, Parma kërkon 30 milionë euro dhe Inter do të duhet ta financojë këtë operacion nga shitja eventuale e Bisseck.
