Williams i vendos një kusht të panegociueshëm Barcelonës, nëse katalanasit duan transferimin e tij
Barcelona po punon intensivisht për transferimin e Nico Williams, mirëpo sulmuesi i Athletic Bilbaos u ka bërë të qartë katalanasve se ka një kusht të panegociueshëm për të firmosur. Sipas mediave spanjolle, 21-vjeçari ka kërkuar garanci të plota nga Barcelona që do të jetë i regjistruar si lojtar për sezonin 2025/2026, përpara se të pranojë […]


Barcelona po punon intensivisht për transferimin e Nico Williams, mirëpo sulmuesi i Athletic Bilbaos u ka bërë të qartë katalanasve se ka një kusht të panegociueshëm për të firmosur.
Sipas mediave spanjolle, 21-vjeçari ka kërkuar garanci të plota nga Barcelona që do të jetë i regjistruar si lojtar për sezonin 2025/2026, përpara se të pranojë të largohet nga Bilbao, raporton ORAinfo.
Kujtojmë se klauzola e lirimit të Williams është rreth 58 milionë euro dhe Barça është e gatshme ta paguajë, por problemet financiare dhe kufizimet e La Liga-s në regjistrime mbeten pengesa kryesore për këtë marrëveshje.
Nëse gjithçka shkon sipas planit, Barcelona do ta forcojë ndjeshëm repartin ofensiv me lojtarin që ka shkëlqyer këtë sezon në La Liga dhe në Euro 2024 me Spanjen.
La Porta është shprehur i bindur se Barcelona më nuk do të këtë probleme me regjistrimin e lojtarëve të rinj. /ORAinfo/
