‘‘Gëzuar ditëlindjen’’, Limaj uron Krasniqin e Mustafën: U kthyet në një udhërrëfyes për shumë nga ne
Fatmir Limaj, kryetari i Nismës Socialdemokrate, përmes një postimi në Facebook, ka uruar ditëlindjen e Jakur Krasniqit dhe Salih Mustafës i njohur si “Cali”, përcjell Gazeta Express. Ai ka shkruar edhe se shumë ditëlindjes si kjo kanë pritur larg familjes e vendit për të cilin kanë dhënë shumë. Postimi i plotë: Gëzuar ditëlindjen, Baca Jakup
![‘‘Gëzuar ditëlindjen’’, Limaj uron Krasniqin e Mustafën: U kthyet në një udhërrëfyes për shumë nga ne](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/01/707845-gezuar-ditelindjen-limaj-uron-krasniqin-e-mustafen-u-kthyet-ne-nje-udherrefyes-per-shume-nga-ne.jpg)
![‘‘gezuar-ditelindjen’’,-limaj-uron-krasniqin-e-mustafen:-u-kthyet-ne-nje-udherrefyes-per-shume-nga-ne](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/01/707845-gezuar-ditelindjen-limaj-uron-krasniqin-e-mustafen-u-kthyet-ne-nje-udherrefyes-per-shume-nga-ne.jpg)
Fatmir Limaj, kryetari i Nismës Socialdemokrate, përmes një postimi në Facebook, ka uruar ditëlindjen e Jakur Krasniqit dhe Salih Mustafës i njohur si “Cali”, përcjell Gazeta Express.
Ai ka shkruar edhe se shumë ditëlindjes si kjo kanë pritur larg familjes e vendit për të cilin kanë dhënë shumë.
Postimi i plotë:
Gëzuar ditëlindjen, Baca Jakup dhe Salih Mustafa-Cali!
Shumë ditëlindje si kjo, për motive kombëtare, keni pritur largë familjes e vendit për të cilin keni dhënë aq shumë kontribut.
Përmes urtësisë tuaj, dinjitetit, besnikërisë dhe vlerave të larta atdhetare, u kthyet në një udhërrëfyes për shumë nga ne shokët tuaj, kështu luftën bashkë e bëmë më të lehtë dhe arritjen e lirisë më të shpejtë.
Sot në ditëlindjen tuaj, ju uroj shëndet të mirë e kthim sa më të shpejtë në vendlindje, pranë familjes, pranë shokëve që ju presim.
Ju uroj edhe shumë vite tjera, Baci Jakup e Salih Mustafa!