Kurti takohet me mërgatën në Slloveni, iu bën thirrje të regjistrohen si votues jashtë Kosovës

Kryeministri Albin Kurti, mbrëmë u mirëprit nga bashkatdhetarë që jetojnë dhe punojnë në Slloveni. Sipas një komunikate për media, i pari i qeverisë shprehu mirënjohjen për angazhimin, punën dhe kontributin e mërgatës në shoqërinë sllovene dhe për vendin e tyre të origjinës, Kosovës dhe Shqipërinë. Me këtë rast, ai theksoi se ata janë një urë

dhjetor 15, 2024 - 18:00
 0  5
Kurti takohet me mërgatën në Slloveni, iu bën thirrje të regjistrohen si votues jashtë Kosovës
kurti-takohet-me-mergaten-ne-slloveni,-iu-ben-thirrje-te-regjistrohen-si-votues-jashte-kosoves

kurti-takohet-me-mergaten-ne-slloveni,-iu-ben-thirrje-te-regjistrohen-si-votues-jashte-kosoves

Kryeministri Albin Kurti, mbrëmë u mirëprit nga bashkatdhetarë që jetojnë dhe punojnë në Slloveni.

Sipas një komunikate për media, i pari i qeverisë shprehu mirënjohjen për angazhimin, punën dhe kontributin e mërgatës në shoqërinë sllovene dhe për vendin e tyre të origjinës, Kosovës dhe Shqipërinë. Me këtë rast, ai theksoi se ata janë një urë e jashtëzakonshme ekonomike, kulturore dhe tregtare ndërmjet dy vendeve, Kosovës dhe Sllovenisë, një shtet dhe popull mik i shqiptarëve në përgjithësi.

“Ne asnjëherë nuk e harrojmë rolin që e ka luajtur Republika e Sllovenisë prej strehimit të disidentëve dhe shqiptarëve të persekutuar në vitet e ’80-ta dhe sidomos në vitet e ’90-ta, pastaj për rolin e tyre në çlirimin e Kosovës dhe më pas për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe për mbështetjen tonë në arenën ndërkombëtare çdo herë kur është kërkuar nevoja”, tha Kurti.

Kurti foli edhe për qeverisjen tij, duke veçuar disa prej arritjeve dhe politikave kryesore në këto gati katër vjetët e fundit.

“Ndër to nënvizoi faktin që jemi qeveria e parë e cila e përmbyll mandatin e plotë, si dëshmi e stabilitetit institucional në Kosovë, i cili është faktor i rëndësishëm si për rritjen ekonomike ashtu edhe për progresin demokratik dhe për sigurinë e vendit tonë”, thuhet tutje në komunikatën për media.

“Bashkatdhetarëve tanë kryeministri i bëri thirrje të vazhdojnë të regjistrohen online në kuadër të regjistrimit të popullsisë deri më 31 dhjetor, duke i inkurajuar t’i deklarojnë edhe dëmet, vuajtjet, humbjet që i kanë përjetuar si individë dhe si familje në luftën e fundit në Kosovë, pasi për herë të parë është duke e bërë regjistrimi i dëmeve të luftës në nivel shteti. Gjithashtu u bëri thirrje që regjistrohen online për votim nga jashtë në mënyrë që të mund të përfitojnë nga lehtësimet që ofron ligji i ri për zgjedhje të përgjithshme, përkatësisht votimin në ambasada dhe konsullata dhe votimin me postë brenda vendit. Afati për këtë regjistrim është deri më 26 dhjetor”.