Krasniqi: Kurti është në siklet të madh, dikush i VV-së lë ta dërgoj tek një otorinolaringolog

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka folur në lidhje ngritjen e zërit nga ana e kryeministrit Albin Kurti, në tubimet elektorale, duke thënë se duhet të dërgohet te ndonjë otorinolaringolog, sipas tij, për t’ia kontrolluar telat e zërit. Krasniqi është shprehur se nuk po mund ta kuptojë Kurtin

Jan 21, 2025 - 01:00
 0  4
Krasniqi: Kurti është në siklet të madh, dikush i VV-së lë ta dërgoj tek një otorinolaringolog

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka folur në lidhje ngritjen e zërit nga ana e kryeministrit Albin Kurti, në tubimet elektorale, duke thënë se duhet të dërgohet te ndonjë otorinolaringolog, sipas tij, për t’ia kontrolluar telat e zërit.

Krasniqi është shprehur se nuk po mund ta kuptojë Kurtin, por sipas tij ai ka ndonjë siklet të madh, përcjell Klankosova.tv.

“Nëse është duke na shikuar i Vetëvendosjes, mirë është me e çu te një otorinolaringolog, me ia kontrollu telat e zërit, sepse s’po mund ta kuptojë. Kryeministrin e njoh prej para luftës, ky kështu nuk e ka zërin. S’di çka ka, a ka ndonjë siklet të madh, u shpreh ai.

Kreu i PDK-së tha se akuzat dhe talljet me të tjerët nga ana e Kurtit, janë ofenduese për qytetarët.

Mirëpo, për veten, Krasniqi tha se e njeh mirë kryeministrin dhe u shpreh se nuk ofendohet prej tij.

“Unë besoj se ka ndonjë siklet të madh, unë mendoj që është edhe në panik, sepse me qenë kryeministri aktual e me pretendu 500 mijë vota, e me shku krejt fushatën duke i akuzuar të tjerët dhe duke i tallur të tjerët, për mendimin tim është ofenduese, ndaj qytetarëve, jo ndaj neve”.

“Nuk ofendohem unë prej Albin Kurtit. Unë e njoh mirë Albin Kurtin, ai e di sa e njoh dhe si e njoh, në kuptimin personal po flas, nuk mund të ofendohem prej tij, sepse e njoh”, u shpreh tutje Krasniqi.