Gjashtë autobusë të rinj ekologjikë për Shkupin, njoftoi Mexhiti

Zgjerimi i rrjetit të ngrohjes qendrore në Shkup dhe gjashtë autobusë të rinj ekologjikë për NTP-në, si dhe gazifikimi i gjithë vendit, janë pjesë e masave për përballimin e ndotjes së ajrit të paralajmëruar sot nga Zëvendës kryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit, Izet Mexhiti. Ai theksoi se problemi nuk mund të zgjidhet vetëm […]

tetor 9, 2024 - 00:00
 0  7
Gjashtë autobusë të rinj ekologjikë për Shkupin, njoftoi Mexhiti

Zgjerimi i rrjetit të ngrohjes qendrore në Shkup dhe gjashtë autobusë të rinj ekologjikë për NTP-në, si dhe gazifikimi i gjithë vendit, janë pjesë e masave për përballimin e ndotjes së ajrit të paralajmëruar sot nga Zëvendës kryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit, Izet Mexhiti.

Ai theksoi se problemi nuk mund të zgjidhet vetëm me një masë, por duhet punuar në vazhdimësi.

“Po punojmë që Qyteti i Shkupit të marrë gjashtë autobusë ekologjikë. Mendoj se me zgjerimin e ngrohjes qendrore, dhe në të ardhmen me gazifikimin e të gjithë vendit, ngadalë por me siguri do ta zgjidhim problemin e ndotjes së ajrit”, tha Mexhiti.