Gjashtë policë në masë sigurie për tragjedinë e Koçanit, Gjykata Penale e pranoi propozimin e Prokurorisë

Gjykata Themelore Penale në Shkup sot pasdite ka urdhëruar masë sigurie për gjashtë policët, ashtu siç kërkoi Prokuroria Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, transmeton Portalb.mk. Gjykatësi i procedurës paraprake e ka pranuar propozimin e Prokurorisë pasi gjashtë policët janë sjellë në Gjykatë pasditen e sotme. Masat paraprake përfshijnë konfiskimin e dokumentit të […]

Prill 16, 2025 - 20:00
 0  4
Gjashtë policë në masë sigurie për tragjedinë e Koçanit, Gjykata Penale e pranoi propozimin e Prokurorisë
Gjykata Themelore Penale e Shkupit. Foto: Suad Bajrami

Gjykata Themelore Penale në Shkup sot pasdite ka urdhëruar masë sigurie për gjashtë policët, ashtu siç kërkoi Prokuroria Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, transmeton Portalb.mk.

Gjykatësi i procedurës paraprake e ka pranuar propozimin e Prokurorisë pasi gjashtë policët janë sjellë në Gjykatë pasditen e sotme.

Masat paraprake përfshijnë konfiskimin e dokumentit të udhëtimit, ndalimin e daljes nga vendbanimi, paraqitjen në gjykatë, ndalimin e kontaktit me të pandehurit/të dyshuarit tjerë dhe ndalimin e kryerjes së disa aktiviteteve të punës.

Përveç këtyre policëve, Prokuroria Publike për Ndjekje të Krimit dhe Korrupsionit ka kërkuar që të caktohen masa edhe për një tjetër nga grupi prej shtatë anëtarësh të policëve me të cilët është zgjeruar hetimi për tragjedinë Koçan. Aktualisht ai nuk është në dispozicion të organeve të rendit dhe është në kërkim.

Sot më herët gjatë ditës Ministria e Brendshme ka ngritur kallëzime penal ndaj 10 zyrtarëve policorë lidhur me tragjedinë e zjarrit në Koçan. 

Prokuroria Publike sot njoftoi se edhe pse formalisht ka përfunduar zbulimi i të ashtuquajturit hetimi për kabarenë Pulse në Koçan, por procesi i mbledhjes së provave nga vendi i ngjarjes është ende në vazhdim.

Në zjarrin që ndodhi më 16 mars në diskotekën “Pulse” në Koçan, jetën e humbën 59 persona, ndërsa më pas dy pacientë ndërruan jetë dy javë pas tragjedisë, duke e çuar numrin total të viktimave në 61. Nga zjarri mbetën 196 të lënduar që u trajtuan brenda dhe jashtë vendit.

Sipas hetimeve të deritanishme nga institucionet, diskoteka ka punuar me një sërë shkeljesh të mëdha: nuk kishte rrjet hidranti dhe mjaftueshëm aparate PP, përdoreshin materiale piroteknike në mënyrë të paligjshme, nuk kishte as leje pune të ligjshme dhe nuk ishte lidhur asnjë kontratë me shkrim mes organizatorit dhe grupit interpretues.

Prokuroria në Koçan dhe Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka identifikuar si të dyshuar 45 persona fizikë dhe tre persona juridikë për krime të rënda kundër sigurisë publike, njëri prej tyre ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga zjarri. Ministria e Punëve të Brendshme ka ngritur kallëzime penale kundër tyre, shumica prej të cilëve ndodhen në paraburgim.