Gjatë fundjavës së zgjatur, transporti publik në Shkup do të funksionojë me orarin e të dielës

Gjatë tre ditëve të fundjavës së zgjatur (29.03.2025 – 31.03.2025), për shkak të festës fetare të Fitër Bajramit, transporti publik do të funksionojë sipas orarit të së dielës, transmeton Portalb.mk. Orari i hapjes së biletarivedhe qendrave të personalizimit Të shtunën (29.03.2025) do të punojnë me orarin e zakonshëm të punës. Të dielën (30 Mars 2025), […]

Mars 28, 2025 - 14:00
 0  6
Gjatë fundjavës së zgjatur, transporti publik në Shkup do të funksionojë me orarin e të dielës
Komunikacion, vetura, analiza ekonomike, trafik, autobus, NQP NTP

Gjatë tre ditëve të fundjavës së zgjatur (29.03.2025 – 31.03.2025), për shkak të festës fetare të Fitër Bajramit, transporti publik do të funksionojë sipas orarit të së dielës, transmeton Portalb.mk.

Orari i hapjes së biletarivedhe qendrave të personalizimit

Të shtunën (29.03.2025) do të punojnë me orarin e zakonshëm të punës.

Të dielën (30 Mars 2025), biletat dhe qendrat e personalizimit do të jenë në shërbim në:
– Qendrën e Transportit;
– Tregu i gjelbër

Të hënën (31 mars 2025) biletaritë dhe qendrat e personalizimit do të jenë në shërbim në:
– Qendrën e Transportit;
– Tregu i gjelbër
– Autokomandë (Drejtoria e NTP Shkup)
– Gjorçe Petrov

Orari i punës së teleferikut

Teleferiku me datën 29.03.2025 (e shtunë) dhe 30.03.2025 (e diel) do të punojë normalisht nga ora 10 deri në orën 17, ndërsa me datën 31.03.2025 (e hënë), si zakonisht, si çdo të hënë nuk do të funksionojë.

Nga e marta (1 prill 2025), teleferiku do të funksionojë një orë më shumë, pra nga ora 10 e mëngjesit deri në 18:00.