Gjendet një gra’natë e pashpërthyer nga Lufta e Dytë Botërore në një arë në fshatin Bojanë të Shkupit

Në një arë në fshatin Bojanë të Shkupit sot është gjetur një granatë e pashpërthyer e Luftës së Dytë Botërore. Në SPB Shkup, sot në orën 14:30, personi me inicialet A.SH. (47) nga fshati Bojanë ka raportuar se në arën e tij në fshatin Bojanë, të Shkupit është gjetur një gjësend i hekurt që i […]

tetor 24, 2024 - 20:00
 0  6
Gjendet një gra’natë e pashpërthyer nga Lufta e Dytë Botërore në një arë në fshatin Bojanë të Shkupit

Në një arë në fshatin Bojanë të Shkupit sot është gjetur një granatë e pashpërthyer e Luftës së Dytë Botërore.

Në SPB Shkup, sot në orën 14:30, personi me inicialet A.SH. (47) nga fshati Bojanë ka raportuar se në arën e tij në fshatin Bojanë, të Shkupit është gjetur një gjësend i hekurt që i përngjan mjetit shpërthyes.

“Nëpunës policor nga SPB Shkup kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa personeli piroteknik nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim ka konstatuar se bëhet fjalë për predhë artilerike të kalibrit 75 mm, e cila daton nga Lufta e Dytë Botërore ku është shmangur në mënyrë të sigurt për procedurë të mëtutjeshme”, informojnë nga MPB-ja.