Gjendet pa shenja jete një person në Përpellac të Podujevës
Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Përpellac të Podujevës, të premten rreth orës 18:30. Për Gazeta10, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka theksuar se me të pranuar informatën zyrtarët policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Sipas saj, vdekja e burrit u konstatua në vendin e


Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Përpellac të Podujevës, të premten rreth orës 18:30.
Për Gazeta10, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka theksuar se me të pranuar informatën zyrtarët policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Sipas saj, vdekja e burrit u konstatua në vendin e ngjarjes.
“Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka thënë Ahmeti.
