Gjeneral Giqa Knushi shpërthen ndaj Agron Kuçit: 12 vite në pushtet, asgjë për Juniku – nuk e meriton më drejtimin e kësaj komune

Gjeneral Giqa Knushi ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka kritikuar ashpër qeverisjen 12-vjeçare të kryetarit aktual të Junikut, Agron Kuçi, dhe ka dhënë mbështetje të hapur për kandidatin Ruzhdi Shehu. Knushi ka pyetur se “pse duhet që Agron Kuçi të marrë edhe një mandat të katërt, pas 12 vitesh qeverisje?”, duke […]

tetor 8, 2025 - 15:30
 0
Gjeneral Giqa Knushi shpërthen ndaj Agron Kuçit: 12 vite në pushtet, asgjë për Juniku – nuk e meriton më drejtimin e kësaj komune

Gjeneral Giqa Knushi ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka kritikuar ashpër qeverisjen 12-vjeçare të kryetarit aktual të Junikut, Agron Kuçi, dhe ka dhënë mbështetje të hapur për kandidatin Ruzhdi Shehu.

Knushi ka pyetur se “pse duhet që Agron Kuçi të marrë edhe një mandat të katërt, pas 12 vitesh qeverisje?”, duke theksuar se çdo premtim i tij sot është i pavlefshëm, pasi ka pasur mjaftueshëm kohë për t’i realizuar gjatë tri mandateve të kaluara.

“Çfarëdo që thotë Agron Kuçi sot ose çfarëdo që premton ai, pyetja që duhet t’i bëhet atij është: pse nuk i ke bërë ato punë për 12 vite?! Pse nuk kanë qenë të pamjaftueshme tre mandate?”, ka shkruar Knushi, raporton ORAinfo.

Ai ka theksuar se Juniku ka mbetur prapa gjatë qeverisjes së Kuçit dhe se asnjë projekt me rëndësi nuk është realizuar, duke përmendur koston e lartë të kullës në Moronicë dhe gjendjen e keqe të shtratit të lumit Erenik.

Në anën tjetër, Knushi ka lavdëruar punën e kryetarit aktual, Ruzhdi Shehu, për të cilin tha se “ka realizuar mbi 90% të premtimeve të mandatit të parë” dhe “është i njohur për ndershmëri dhe punë të pastër”.

Nuk ekziston asnjë njeri që mund t’ia drejtojë gishtin për hajni. Ruzhdiu është punëtor, i ndershëm dhe e ka vizionin konkret për mandatin e dytë”, shtoi ai.

Në fund, Gjeneral Giqa Knushi shprehu bindjen se “junikasit nuk mund të blihen, mashtrohen apo frikësohen”, duke uruar fitoren e Ruzhdi Shehut “pa balotazh” dhe falënderuar për “punën e ndershme me të cilën po i kthen Junikut dinjitetin”. /ORAinfo/

Postimi i plotë:

Nëse Agron Kuci ka qeverisur në Junik për 12 vite ose 3 mandate një pas një, shtrohet pyetja pse duhet që ai të merr edhe një mandat tjetër të katërt.

Cfarëdo që thotë Agron Kuci sot ose cfarëdo që premton ai, pyetja që duhet t’i bëhet ati është: pse nuk i ke bërë ato punë për 12 vite?! Pse nuk kanë qenë të pamjaftueshme 3 mandate?

E vërteta është se Juniku gjatë qeverisjes së Agron Kucit ka ngecur shumë. Asnjë projekt me rëndësi për Junik nuk është realizuar. Një kullë e vogël në Moronicë ka kushtuar gati 800,000 euro që nuk e shfrytëzon askush sot, edhe shtratin e lumit Erenik që sot është në gjendje më të keqe sesa që ka qenë para se të intervenoj aty nga Agron Kuci.

Në anën tjetër, e shoh Ruzhdi Shehun i cili gjithmonë e mban me vete programin e tij qeverisës për mandatin e dytë. Ai në mandatin e parë i ka realizuar mbi 90% të premtimeve. Nuk ekziston asnjë njeri që mund t’ia drejtoj gishtin për hajni (as vet kundërshtarët e tij politik), sepse ai ka punuar me nder dhe me duar të pastërta. Pra Ruzhdiu është punëtor, është i ndershëm, e ka mbajtur fjalën për mandatin e parë, dhe e ka vizionin konkret për mandatin e dytë.

Unë e di që junikasit nuk mundesh as me i ble, as me i mashtru, as me i frikësu. Prandaj mendjen junikasit mundesh me i’a ndrru vetëm me fakte dhe argumente. Në këto zgjedhje, të gjitha faktet dhe argumentet janë në anën e Ruzhdi Shehut.

Urime miku im Ruzhdi Shehu mandati i dytë pa balotazh. Faleminderit për punën tënde të ndershme, me të cilën po i’a kthen Junikut dinjitetin.