Lista Serbe tubim në veri me këngëtaren që promovonte gjenocidin në Kosovë, policia thotë se janë njoftuar

Lista Serbe ka organizuar një tubim politik në Mitrovicën e Veriut, në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale. Megjithatë mësohet se aty pritet të performojë këngëtarja Angjella Ignjatoviq, e njohur për këngën “Gnezdo orlovo”, me mesazhe të kontestuara për rikthimin e Serbisë në Kosovë. Ngjarja është miratuar si elektorale, nga Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), i

tetor 8, 2025 - 15:30
 0
Lista Serbe tubim në veri me këngëtaren që promovonte gjenocidin në Kosovë, policia thotë se janë njoftuar
Lista Serbe tubim në veri me këngëtaren që promovonte gjenocidin në Kosovë, policia thotë se janë njoftuar

Lista Serbe tubim në veri me këngëtaren që promovonte gjenocidin në Kosovë, policia thotë se janë njoftuar

Lista Serbe ka organizuar një tubim politik në Mitrovicën e Veriut, në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale.

Megjithatë mësohet se aty pritet të performojë këngëtarja Angjella Ignjatoviq, e njohur për këngën “Gnezdo orlovo”, me mesazhe të kontestuara për rikthimin e Serbisë në Kosovë.

Ngjarja është miratuar si elektorale, nga Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), i cili ka informuar edhe Policinë e Kosovës për sigurinë gjatë zhvillimit të saj.

Klankosova.tv ka kontaktuar edhe me autoritetet e sigurisë së vendit, mbi mbarëvajtjen e këtij organizimi.

”Jemi të njoftuar për tubimin politik të paraparë nga Lista Serbe që pritet të mbahet në Mitrovicën e Veriut”, u shpreh Veton Elshani, zëvdendësdrejtor i policisë për veriun.

Organizimi i këtij tubimi po kritikohet duke e cilësuar ngjarje provokuese pjesëmarrjen e këngëtares serbe, e cila në interpretimin e (Foleja e shqiponjës) përkrah narrativën e gjenocidit të ushtruar ndaj shqiptarëve gjatë luftës së fundit.

Ngjarja organizohet me logon zyrtare të Listës Serbe, e cila në mënyrë të qartë e identifikon këtë event si pjesë të agjendës së saj politike: “Breskvica në qytetin tonë – 8 tetor, ora 20:00, Knez Caffe, Mitrovicë e Veriut”“Biletat mund të merren në zyrat e Listës Serbe.”

Këngëtarja serbe, synonte përfaqësimin e Serbisë në Eurovision me këngën prapa së cilës qëndronin autorë që krijuan gjuhë të rrezikshme të kamufluar brenda vargjeve poetike.

Në tekstin e këngës, dëgjohen vargje që përshkruajnë shqiptarët si “zogj të zinj”, Kosovën si “foleja e shqiponjës” e cila shkatërrohet nga forca natyrore (e cila nënkupton ndërhyrjen ushtarake), dhe rikthimi i “qenies së ndritur” që përfaqëson ushtrinë serbe që shkon ta “çlirojë” territorin.

Veç mbështetjes së hapur nga strukturat politike në Serbi, ‘Breskvica’ dhe kënga e saj janë promovuar gjerësisht edhe nga mediat shtetërore dhe ato të kontrolluara nga Kremlini, përfshirë Russia Today (RT Balkan), e cila publikoi gjatë 2024-ës, një artikull me titullin “Kosovska bitka za Evroviziju” (“Beteja e Kosovës për Eurovision”), ku paraqisnin këngën si simbol të “krenarisë kombëtare dhe luftës për afirmim të Serbisë”.

Kjo ngjaje, e cila po shihet si provokim ndaj shqiptarëve në veri nga Lista Serbe, po ndodh në mes të fushatës zgjedhore dhe ngjall shqetësime për tensione ndërnacionale.