Rinumërimi në Fier, bien PD dhe “Nisma Shqipëria Bëhet”. PS shton votat

Ka vijuar sot, më 1 korrik 2025, dita e dytë e procesit të rinumërimit të votave për qarkun e Fierit. Gazetarja e TV Klan, Jolldiz Shuaipi, raporton se deri më tani janë numëruar mbi 74% e kutive të votimit. Nga rinumërimi i tyre, ka dalë rezultati se Partia Demokratike – Aleanca Për Shqipërinë Madhështore dhe […]

Korrik 1, 2025 - 20:30
 0  10
Rinumërimi në Fier, bien PD dhe “Nisma Shqipëria Bëhet”. PS shton votat

Ka vijuar sot, më 1 korrik 2025, dita e dytë e procesit të rinumërimit të votave për qarkun e Fierit.

Gazetarja e TV Klan, Jolldiz Shuaipi, raporton se deri më tani janë numëruar mbi 74% e kutive të votimit.

Nga rinumërimi i tyre, ka dalë rezultati se Partia Demokratike – Aleanca Për Shqipërinë Madhështore dhe koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”, kanë humbur më shumë vota se sa Partia Socialiste. Kjo e fundit sakaq, ka shtuar votat.

Kështu, PD-ja ka humbur deri më tani 108 vota. Nga ana tjetër, “Shqipëria Bëhet”, e cila ishte dhe partia që kërkonte rinumërimin në qarkun e Fierit, ka humbur nëntë vota.

Ps-ja, sakaq, ka shtuar 12 vota.