Gjesti vazhdon të refuzojë t’i flasë, Egli tenton ta kapë ‘me zor’ fizikisht për t’i nxjerrë ndonjë fjalë: Më kthe përgjigje, për kokë të gjyshit s’të flas
Tensionet mes Gjestit dhe Eglit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania vazhdojnë të thellohen, pavarësisht përpjekjeve të saj për të rikthyer komunikimin mes tyre. Pas një letre romantike që Egli i dedikoi për Shën Valentin, duke shpresuar se do të thyente akullin mes tyre, Gjesti vazhdon të mos i flasë. Në një moment të […]

Tensionet mes Gjestit dhe Eglit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania vazhdojnë të thellohen, pavarësisht përpjekjeve të saj për të rikthyer komunikimin mes tyre.
Pas një letre romantike që Egli i dedikoi për Shën Valentin, duke shpresuar se do të thyente akullin mes tyre, Gjesti vazhdon të mos i flasë.
Në një moment të fundit brenda shtëpisë, ai u pa duke qëndruar i vetëm në kuzhinë, kur Egli iu afrua me shpresën për të shkëmbyer disa fjalë. Megjithatë, përpjekjet e saj rezultuan të kota, pasi ai nuk i dha asnjë përgjigje.
Në një përpjekje më të drejtpërdrejtë, Egli tentoi madje ta “kapte edhe me zor” fizikisht, duke i kërkuar të thoshte të paktën një fjalë. Ajo shkoi aq larg sa i tha: “Për kokë të gjyshit, më thuaj vetëm një fjalë dhe unë kurrë nuk të flas më”.
Por, pavarësisht insistimit të saj, Gjesti qëndroi i heshtur, duke e bërë të qartë se nuk ka ndërmend të rinisë komunikimin me vajzën me të cilën dikur krijoi një lidhje brenda BBVA.
Ky veprim ka shtuar më shumë kuriozitetin e publikut, duke lënë të hapur pyetjen nëse dyshja do të arrijë ndonjëherë të sqarojë raportin e tyre brenda shtëpisë.