Voton kryetari i KQZ-së, Radoniqi: Zgjedhjet po nisin pa probleme, ftoj qytetarët të shprehin vullnetin e tyre përmes votës
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi ka votuar sot në orën 07:00 të mëngjesit në Pejë në shkollën “Lidhja e Prizrenit”, atëherë edhe kur u hap qendra e votimit, gjersa ka thënë se gjithçka është gati në ditën e zgjedhjeve. Radoniqi para mediave ftoi qytetarët që të shprehin vullnetin e tyre përmes


Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi ka votuar sot në orën 07:00 të mëngjesit në Pejë në shkollën “Lidhja e Prizrenit”, atëherë edhe kur u hap qendra e votimit, gjersa ka thënë se gjithçka është gati në ditën e zgjedhjeve.
Radoniqi para mediave ftoi qytetarët që të shprehin vullnetin e tyre përmes votës.
“Sot po fillojmë raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Çdo gjë është gati për të filluar votimi dhe për të ju ofruar qytetarëve që të shprehin vullnetin e tyre përmes votës. Ftoj qytetarët që të dalin për të votuar në këto 18 komuna. Të respektohet ligji për zgjedhje, po ashtu edhe rendi që i gjithë procesi të shkojë pa asnjë problem”, ka thënë ai.
I pyetur për votat me asistencë ai tha: “Sa i përket votimit me asistencë KQZ i ka ndërmarrë të gjitha hapat dhe procedurat dhe manualin për trajnime dhe të gjitha kanë qenë të theksuara në atë manual dhe përmes trajnimeve. Se çka ndodh në realitet ditën e votimit mbetet në administrimin e KKZ-së. Ne e kemi bërë të qartë që votimi me asistencë në disa vende ka qenë i theksuar dhe në disa raste dhe arsyetimi i tyre nuk ka qenë i duhur në librat e votimit dhe për këtë arsye kemi ngrit shqetësimin dhe shpresojmë që sot Këshillat e vendvotimit duhet të ketë kujdes”.
Ndërkaq sa i përket votave me postë Radoniqi theksoi se javën tjetër pritet të vijnë në Kosovë dhe se numri i aplikuesve është rreth 28 mijë.
“Se kur vijnë fizikisht në Kosovë mund të them që gjatë javës tjetër dhe varet nga cili shtet janë. Rreth 28 mijë votues kanë aplikuar por sa vota janë dorëzuar në postat nuk e dimë ende sepse ende nuk janë tërheq”, tha ndër të tjera ai. /Telegrafi/
