Goditje për Scudetto, Milan transferon në janar bomberin e ri

Milan ka gati goditjen e madhe për merkaton e janarit. Milani i Allegrit e ka nisur mjaftë mirë sezonin e ri duke regjistruar 4 fitore dhe vetëm një humbje. Skuadra e Allegrit aktualisht ka katër fitore rradhazi dhe po shfaq lojë bindëse në fushë. Rosonerët synojnë fitimin e Scudettos dhe në janar drejtuesit e kanë […]

shtator 25, 2025 - 23:00
 0
Goditje për Scudetto, Milan transferon në janar bomberin e ri

Milan ka gati goditjen e madhe për merkaton e janarit.

Milani i Allegrit e ka nisur mjaftë mirë sezonin e ri duke regjistruar 4 fitore dhe vetëm një humbje.

Skuadra e Allegrit aktualisht ka katër fitore rradhazi dhe po shfaq lojë bindëse në fushë.

Rosonerët synojnë fitimin e Scudettos dhe në janar drejtuesit e kanë gati dhuratën e parë për Allegrin.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Milan në janar synon transferimin e Dusan Vlahovic nga Juventusi.

Vlahovic ka realizuar 4 gola dhe 1 asist në 5 ndeshje të zhvilluara me Zonjën e Vjetër këtë sezon.

Sulmuesit serb i skadon kontrata në fund të sezonit dhe në janar Milan mund ta transferojë për vetëm 10 milionë euro.